LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata mbyll çështjen/ Shkëlzen Berisha: “Urithi i Ramës shpreson se do të shpëtojë”

7 Shtator 2017, 13:58, Aktualitet CNA

Sot Gjykata e Tiranës ka mbyllur gjyqin mes Shkëlzen Berishës dhe juristit të OSSH, Romeo Kara, i cili ishte paditur për shpifje.

Padia ka ardhur pas dëshmisë që Kara dha në komisionin hetimor parlamentar për skandalin e CEZ dhe deklaratave të tjera në media, ku thoshte se Berisha ishte përfshirë si sekser në marrëveshjen me palën çeke.

Kara ka shkruajtur se Shkëlzeni nuk është paraqitur në gjyq dhe për këtë arsye gjykata ka pushuar çështjen.

Ndërkohë që vetë Shkëlzen Berisha sqaron se për shkak të një keqkuptimi nga njoftim verbali avokati i tij është paraqitur 20 minuta me vonesë.

?Avokati me te cilin perfaqesohem ne gjyqin me urithin e Rames per shkak te nje keqkuptimi te lindur nga njoftimi verbal eshte paraqitur ne seancen e sotme 20 min me vonese. Per kete aresye gjykatesi e ka pare te udhes te mbylle ceshtjen pa u futur aspak ne themelin e saj. Urithi i Rames shpreson se do shpetoje nga pergjegjesia penale me procedure, por po sot eshte depozituar padia e re, per te njejten shpifje, per te njejten veper penale, me te njejtat argumenta. Procesi i ri do jete njelloj me te parin dhe do i jape denimin ligjor shpifesit te cilin nuk ka procedure qe mund ta shpetoje?- shkruan Shkëlzen Berisha.

/Citynews

Lajmet e fundit nga