LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike/ I riu humb jetën pak çaste pasi e dashura i tha “Po” propozimit për martesë

6 Shtator 2017, 18:08, Aktualitet CNA

Dita më e lumtur e tyre u kthye në tragjedi për një çift të rinjsh. Sipas informacioneve nga mediat e huaja çifti po shëtisnin tek një urë e madhe në Japoni, ndërkohë që 32 vjeçari i propozoi për martesë të dashurës së tij.

Pas një feste që po frekuentonin afër urës, i riu i kishte kërkuar vajzës që të dilnin jashtë pasi kishte një surprizë për të. Më pas ai i ka treguar unazën të dashurës duke i kërkuar që të martoheshin bashkë dhe pasi ajo tha po, 32 vjeçari po kërcente nga gëzimi.

Ai hipi tek kangjellat e urës për të festuar lumturinë e tij, por humbi ekuilibrin dhe ra nga ura. Pavarësisht përpjekjeve të të dashurës së tij, trupin e tij e mori lumi dhe vetëm pas 4 orësh u bë e mundur gjetja e tij.

Policia zbuloi se para se t?i propozonte të dashurës ka qenë duke pirë alkool dhe kjo ka bërë që ai të humbasë ekuilibrin.

Fatkeqësisht ëndrra e dy të rinjve për t?u martuar nuk u bë realitet dhe e dashura e tijpo e vuan shumë të gjithë ngjarjen e ndodhur./CityNews

 

 

 

Lajmet e fundit nga