LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrimet kritike/ Vritet me armë zjarri gazetarja e njohur

6 Shtator 2017, 09:12, Aktualitet CNA

Ajo ishte e njohur si një gazetare trime, e cila nuk kishte frikë të shkruante pa mëdyshje gjithçka që mendonte.

Por, Gauri Lankesh, e njohur edhe thjesht si Gauri, ka pasur një fund tragjik të jetës së saj. Ajo ishte e njohur për kritikat sekulariste të nacionalistëve të krahut të djathtë dhe hindu, përfshirë anëtarët e BJP-së.

Ka punuar për ?The Times? të Indisë dhe më vonë krijoi sëbashku me vëllain e saj një gazetë të pavarur.

Mbrëmjen e së martës gazetarja ishte duke u kthyer në shtëpi me makinën e saj dhe gjatë kohës së parkimit është qëlluar me armë në kokë. Policët thonë se vdekja e saj ka qenë e menjëhershme. Madje dyshohet se ajo ka qenë prej kohësh nën vëzhgimin e autorëve deri në momentin që ata e kanë parë të përshtatshme për ta eleminuar.

Vdekja e saj ka tronditur Indinë, ndërkohë që banorët po mendojnë të kryejnë disa protesta për vrasjen e gazetares, për shkak të detyrës së saj./CityNews

Lajmet e fundit nga