LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përleshje me thika në Elbasan/ Plagoset 15-vjeçari nga bashkëmoshatari i tij

6 Shtator 2017, 09:03, Aktualitet CNA

Një 15-vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në qytetin e Elbasanit.

S.P, 15-vjeç është qëlluar me thikë nga I.K, 16-vjeç.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në mjediset e jashtme të një lokali ku një adoleshent 16-vjeçar pas një konflikti ka qëlluar me thikë 2 herë në trupin e 15-vjeçarit.

Pas ngjarjes i riu është dërguar me urgjencë në spital për t?i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, teksa policia ka shpallur në kërkim autorin.

Raportohet se djali i ri është jashtë rrezikut për jetën.

/Citynews

Lajmet e fundit nga