LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Astrit PATOZI/MUND TË JETË HERA E FUNDIT

6 Shtator 2017, 14:39, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar takimin e dytë informal të kryeministrit Edi Rama me ministrat e rinj.

Në rrjetet sociale, Patozi shkruan me se Rama bën mirë që i mbledh ministrat e padekretuar ende, sepse sipas tij, besohet që çdo konsultim apo debat është më mirë se sa t’i dish dhe t’i bësh të gjitha vetë.

Më tej, ish-deputeti demokrat shton se nuk bën mirë që i nxjerr në TV dhe prodhon kaq shumë lajme dhe thashetheme për to, duke sqaruar se kjo nuk shpjegohet dot me logjikë normale.

“E bën mirë që i mbledh ministrat e padekretuar ende, qoftë edhe në takime informale, sepse besohet që çdo konsultim apo debat është më mirë se sa t’i dish dhe t’i bësh të gjitha vetë.

Por që i nxjerr në TV dhe prodhon kaq shumë lajme dhe thashetheme për to, kjo nuk shpjegohet dot me logjikë normale.

Sepse të gjithë e dinë se kur qeveria të votëbesohet, nuk do të ketë më, as lajme dhe, as njoftime, si për mbledhjet, ashtu edhe për vendimet e saj.

Por gjithcka do të rrotullohet dhe qendërzohet rreth asaj që do të thotë dhe më pas do të ekzekutojë “timonieri” i vetëm i Republikës së Re. Marrëveshja e 18 majit ia bëri edhe këtë të mirë Shqipërisë. I shtoi ndriçimin dhe frymëzimin udhëheqësit.

Ky është rasti i vetëm në botë, kur seancave stërvitore të një skuadre i jepet më shumë rëndësi se sa ndeshjes.

Ndaj mbajini mend mirë këto pamje, se mund të jetë hera e fundit që i shikoni ato burra dhe gra si ministra, pavarësisht se me veshje jozyrtare, duke hyrë e dalë, jo nga zyrat e shtetit, por prej hoteleve turistike.

Që prej të hënës ata mund të kthehen të gjithë në identitet, si figurantë të një qeverisje tërësisht personale”, shkruan Patozi./CityNews

Lajmet e fundit nga