Connect with Us

Horoskopi ditor, 6 shtator 2017

Aktualitet

Horoskopi ditor, 6 shtator 2017

Publikuar

-

DASHI
Venusi do jete planeti qe do e beje edhe me te bukur jetën tuaj ne çift sot. Do tregoheni me te hapur dhe do e bëni partnerin te ndihen me i dëshiruar. Emocionet do jene te mëdha. Beqaret do jene te favorizuar dhe do takojnë një person qe do iu përshtatet qe me shikim e pare. Ne planin financiar do arrini te kryeni edhe disa transaksione sepse situata do jete e qëndrueshme.

DEMI
Mundohuni ta kontrolloni veten sot nëse jeni ne një lidhje dhe te mos e teproni me kritikat. Vërtet partneri juaj është i duruar, por gjithçka e ka një kufi. Dashuria për beqaret do jete ende shume larg, prandaj mundohuni qe gjate ditës te qëndroni me miqtë dhe familjaret për te mos e ndier vetminë. Financat do jene te mira, megjithatë nuk duhet te nxitoheni me shpenzimet.

BINJAKET
Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë momente aq te bukura dhe romantike sa here herë do mendojnë se janë ne një ëndërr. Beqaret do e kenë shume te lehte te joshin. Dilni sa te mundni dhe njihuni me persona te rinj. Financat duhet menaxhuar me kujdes dhe maturi. Nuk është momenti as te jepni hua dhe as te shpenzoni kuturu. Kujdes!

GAFORRJA
Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume optimiste sot dhe dialogu do mbizotërojë gjate gjithë ditës. Nuk do ua vini veshin thashethemeve te të tjerëve, por do bëni vete mate qe ndjeni. Jo te grithe beqaret do kenë fat te gjejnë personin e duhur, por ata qe do kenë takime do krijojnë shpejt lidhje. Te ardhurat do përmirësohen fale influencës pozitive te yjeve.

LUANI
Ata qe janë ne një lidhje do futen ne një etape te re te jetës se tyre sot. Komunikimi do jete me i ngrohte dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate grithe kohës. Beqaret do kenë disa takime, por nuk duhet te bëjnë gabimin t’iu besojnë te gjithëve. Ne planin financiar nuk duhet te bëni shpenzime marramendëse sepse te ardhurat mund te pakësohen shpejt.

VIRGJERESHA
Klima për jetën tuaj ne çift do jete e ngrohte dhe emocionuese. Do flisni hapur për gjithçka dhe nuk do keni as debatin me te vogël me njeri-tjetrin. Beqaret ende nuk do kenë takimin e shumëpritur, por duhet te bëjnë edhe pak durim. Shume shpejt gjithçka mund te ndryshoje. Financat nuk do ndikohen aspak nga planetët dhe situata do jete përgjithësisht e qëndrueshme.

PESHORJA
Jeta sentimentale e çifteve do jete e qete dhe pa probleme sot. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar për te ardhmen e largët. Beqaret duhet te tregohen me te matur dhe nuk duhet t’iu besojnë fjalëve te bukura qe do iu thonë disa persona. Me mire qëndroni edhe sot vetëm. Për financat do jete dite e favorshme për te kryer investimet e duhura.

LEXO EDHE:  Horoskopi e marte 5 tetor

AKREPI
Fale konfigurimit te mire te yjeve, sot do kaloni nga surpriza ne surprize. Partneri do jete i gatshëm te beje gjithçka vetëm për t’ua bere qejfin sa me shume. Beqaret do jene serish vetëm, por miqtë nuk do i lënë për asnjë moment te mërziten. Për financat do jete dite e shkëlqyer për te bere një riorganizim te situatës. Gjithçka do stabilizohet po u treguat te matur.

SHIGJETARI
Do jeni paksa kokëfortë sot ne jetën tuaj ne çift, por fatmirësisht partneri do jete me humor te mire dhe nuk do lindin mosmarrëveshje te mëdha. Për beqaret atmosfera do jete e ngrohte dhe plot ngjyra. Shfrytëzojeni do mundësi qe do iu jepet për takime. ne planin financiar nuk duhet t’i besoni shume intuitës dhe nuk duhet te ndërmerrni me shume rreziqe sesa duhet.

BRICJAPI
Nëse jeni ne një lidhje do kuptoheni shume mire me njeri-tjetrin dhe do filloni te thurni plane për te ardhmen se bashku. Ndjenjat tuaja janë kaq te forta saqë askush nuk mund t’ua pengoje rrugine nisur. Beqaret me shume gjasa do takojnë personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar do jete dite me fat dhe mund te kryeni investimet e menduara.

UJORI
Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj dhe nuk do tundoheni aspak nga personat e tjerë qe do iu joshin. Ai nga ana tjetër do mendoje t’iu surprizoje. Beqaret do kenë mundësi për takime, por do kenë frike te sakrifikojnë lirinë e tyre dhe nuk do përfitojnë. Dite shume e ndërlikuar dhe problematike kjo e sotmja për sektorin e financave. Kujdes me çdo veprim qe do bëni.

PESHQIT
Bashkëpunimi ndërmjet jush dhe partnerit do jete shume i mire sot. Do flisni hapur për gjithçka dhe do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga konfigurimi i mire i yjeve. Saturni do jete i pozicionuar keq ne sektorin e financave dhe problemet do jene te shumta. Tregohuni shume te kujdesshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 16 prill 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 1 shtator 2017

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi javor 17-23 tetor

LEXO EDHE:  Horoskopi, e mërkurë, 7 Gusht 2019

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: