LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vodhi 10 milionë lekë në Durrës/ Policia arreston autorin

5 Shtator 2017, 10:13, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme të riun i cili vodhi 10 milion lekë në një hotel te Gjiri i Lalzit.

Ndërkohë që është arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale D. Myrtezaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Myrteza, dyshohet se më datë 04.09.2017, rreth orës 03:00, tek Gjiri i Lalzit, në një kompleks turisitk ka vjedhur me thyerje në një kasafortë një sasi prej 1.000.000 lekë të reja(prerje në lekë dhe euro).

Menjëherë janë kryer veprimet e para hetimore në drejtim të identifikimit dhe kapjen e autorit të dyshuar.

23 vjeçari u arrestua në banesën e tij në Tiranë, ndërsa i?u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia monetare të vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja? ./CityNews

Lajmet e fundit nga