LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet e LSI ndaj Ramës s'kanë të ndalur/Çdo shfajësim është turp!

5 Shtator 2017, 14:42, Aktualitet CNA

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon sulmet e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, që pas pozicionimit në opozitë, me humbjen që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit.

Një ndër zërat më të fortë kundër Ramës është ish-kreu i LSI, Petrit Vasili, sulmet e të cilit janë të përditshme në rrjetet sociale. Vasili është ndalur sërish sot te zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë për kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave.

Ai shkruan se kryeministri parazitoi katër vjet dhe çdo shfajësim për ëktë parazitim shtetëror kryeministror është turp, vizion që urren shkencën.

?Kryeministri parazitoi katër vjet, tani u kujtua për Akademinë e Shkencave. Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n. Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave. S’pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë. Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës. Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave. Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar?, shkruan Vasili./CityNews

Lajmet e fundit nga