Connect with Us

Kriza e madhe/ Putin: Jemi në prag të katastrofës planetare

Aktualitet

Kriza e madhe/ Putin: Jemi në prag të katastrofës planetare

Publikuar

-

/

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se kriza e përshkallëzuar e Koresë së Veriut mund të shkaktojë një “katastrofë planetare” dhe humbje të mëdha jetësh.

“Shtimi i histerisë ushtarake në kushte të tilla është i pakuptimtë; është qorrsokak”, u tha ai gazetarëve në Kinë. “Kjo mund të çojë në një katastrofë globale, planetare dhe një humbje të madhe të jetëve njerëzore. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të zgjidhur çështjen bërthamore të Koresë së Veriut, përveç asaj të dialogut paqësor”.

Të dielën, Koreja e Veriut zhvilloi testin e saj të gjashtë dhe deri tani më të fuqishëm bërthamor. Shpërthimi nëntokësor shkaktoi një tërmet me madhësi 6.3 ballë dhe ishte më i fuqishëm se bombat e hedhura nga SHBA në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Putin po merrte pjesë në takimin e Brics, ku janë ulur bashkë udhëheqësit e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut. Duke folur në ditën e fundit të samitit në Xiamen, Kinë, ai tha se Rusia dënon provokimet e Koresë së Veriut, por shtoi se sanksionet e mëtejshme do të ishin të padobishme dhe joefektive. / Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kriza në PD dhe zgjedhjet e parakohshme/ Ironizon Patozi: Luli s’ka dhënë fjalën, bën sikur nuk e ka mendjen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar krizën në PD dhe vendimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për të hyrë në zgjedhjet e parakohshme me kandidatët e tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Patozi shkruan se Luli bën sikur nuk e ka mëndjen për zgjedhjet e sipas tij nuk e ka dhënë fjalën e fundit, nëse do hyjë apo do i bojkotojë ato si dy vite më parë.

TË NDARË JANË MË “TRIMA” DHE MË TË FORTË

Për të kuptuar se çfarë i kanë bërë Partisë Demokratike këta dy “legjendat”, që po kacafyten sot për logon, nuk ka nevojë për shumë histori dhe për shumë mend.



LEXO EDHE:  Athinë/ Referendumi në Greqi, i pari që prej 40 vjetësh

LEXO EDHE:  Thellohet kriza/ Kosova përshkallëzon masat ndaj Serbisë

Para dy vjetësh, kur ishin bashkë dhe ishte e sigurt që disa bashki mund t’i fitonin, këta nuk hynë fare në zgjedhje.

Tani që janë bërë kashtë e koqe, dhe i kanë shanset afër zeros, duan të hyjnë me të paktën dy kandidatë për çdo bashki (pa llogaritur preleminaret e “foltores”).

Gjithmonë në rast se pranon Luli, sepse ai nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, por po bën sikur nuk e ka mendjen, që po bie era zgjedhje, njësoj si Ilir Meta kur pyeste Celibashin se çfarë dinte për 6 bashkitë e mbetura prej gati dy vjetësh pa kryetar”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zero “roaming” në Ballkan/ Majlinda Bregu ndan lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka dhënë një lajm të mirë.

Ajo e konsideroi ecurinë e nismës “Fol si n’shpi”, si një histori suksesi ku ndau edhe shifrat e trafikut të telefonisë celulare dhe internetit.

POSTIMI I BREGUT

Ja ta fillojmë vitin mbarë me një lajm të mirë që mund skepticizmin e gjithkujt që e ka të vështir? të besojë tek bashkëpunimi!

Sot, sa për një dozë të shëndetshme realiteti, me kënaqësi ju them se nga data 1 korrik 2021 kur #folsinshpi ose #roamlikeathome,  ka hyrë në fuqi si regjim me tarifa zero në të gjithë rajonin, sot kemi:

LEXO EDHE:  Ekonomia në recesion nga pandemia/ Denaj shpalos planin e rimëkëmbjes

LEXO EDHE:  Athinë/ Referendumi në Greqi, i pari që prej 40 vjetësh



Maksimalisht 500 dhe minimalisht 305 % e rritje të trafikut të telefonisë celulare dhe internetit

Shqipëria ???????? vetëm në tremujorin e fundit të 2021 ka shënuar një rritje prej 400 % numrit të përdoruesve në roaming.

Përndryshe, një shërbim mëse i mirëpritur  nga qytetarët e #ballkanitperendimor, më shumë komunikim e lehtësi për biznesin e të rinjtë.

Dhe, për  më shumë, përveç krenarisë që kemi koordinuar një punë kolosale  mes të gjithë vendeve të Rajonit, na ndiqni në ditët në vijim…

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Remontet në linjat elektrike/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë në këta zona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar se në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje energjie ditën e nesërme.

Sipas njoftimit ndërprerje do të ketë gjatë intervalit kohor 10:00-14:00, në zonat e mëposhtme:

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 19 janar



Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 19 janar gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të kryhen punime në NST Ibë. Pa energji mbeten këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Basha takon ish-kryeministrin e Kanadasë

LEXO EDHE:  Ekonomia në recesion nga pandemia/ Denaj shpalos planin e rimëkëmbjes

Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë, Krrabë, Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE