LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministri i LSI merr vendimin e papritur/Ka një urim për politikanët

5 Shtator 2017, 16:50, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vendosur t?i përkushtohet tërësisht Avokatisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-ministri i LSI, i cili shkruan në rrjetet sociale se do fokusohet te këshilla ligjore për çdo kënd që ka një problem me shtetin.

I njohur si një kritik i fortë i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, Manjani shkruan se do të shprehë ndonjëherë mendimin e tij, duke iu uruar veç të mira punonjësve politikë.

Statusi i plotë:

Përshëndetje,
Që sot e ne vijim do ti përkushtohem tërësisht Avokatisë. Punonjësit e Qëndrës së Shërbimeve (djali në sportelin nr 3) më ndihmuan të pisem me NUIST (NIPTI).
Kam ndërmend të fokusohem tek këshilla ligjore për çdo kënd që ka një problem me shtetin.
Së bashku me një ekip partnerësh punëtorë e të mënçur do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Të vëmë në dispozicion gjithçka dimë në funksion të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Sa i takon angazhimeve të tjera, me të cilat jemi njohur deri më sot, kalojnë të gjitha në plan të dytë. Që do të thotë se ndonjëherë për ndonjë teme që ma ka qejfi dhe ma lejon koha, mund të shpreh ndonjë mendim.
Politika tashmë ka zgjedhur “punonjësit” e saj, të cilëve ju uroj veç të mira! Të jenë sa më shumë të sinqertë dhe të luajnë sa më pak teatër për llogari të shefave të tyre!
Për çështje të zbatimit të ligjit apo të funksionimit të drejtësisë do jem gjithnjë i gatshëm dhe në dispozicion.
Shumë faleminderit për komentet tuaja nëpër statuset e mia!
Jemi në kontakt në vijim, me statuse, komente e mendime të tjera./CityNews

Lajmet e fundit nga