LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E vërteta e patreguar e vajzës së parë më të fuqishme në historinë amerikane!

5 Shtator 2017, 12:44, Aktualitet CNA

Ivanka Trump kishte arritur tashmë famë sociale, falë faktit që ishte bija e një prej biznnesmenëve të shitjeve të pasurive të paluajtshme, Donald Trump.

Por profili i saj si një personalitet i famshëm shpërtheu drejt stratosferës kur babai i saj fitoi presidencën e SHBA në zgjedhjet e 2016. Së shpejti, Ivanka shkoi nga të qenit një biznesmene në botën e modës tek të qenit këshilltarja kryesore e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Por sa dime me të vërtetë për Ivanka Trump?

Ja e vërteta e patreguar për vajzën e parë më të fuqishme në historinë amerikane.

1.   Emri i saj i vërtetë nuk është Ivanka

Kur Ivanka u lind në vitin 1981 për prindërit Donald dhe Ivana Trump, i dhanë asaj emrin e nënës së saj, Ivana, dhe sipas Us Weekly, ky është dhe emri i shënuar në çertifikatën e saj të lindjes.

2.   Jennifer Lopez ka përqeshur tentativeën e saj për t?u bërë modele

Në moshën 14-vjeçare, Ivanka vendosi të dilte nga konvikti dhe të niste rrugën e saj në një karrierë modelimi, sipas The Guardian. “Ajo fillimisht duhej të bënte një marrëveshje me prindërit e saj – ata i thanë se ajo mund të modelonte për sa kohë që ajo merrte lejen e shkollës, nuk do të mungonte në shkollë dhe do të ruante notat e saj të larta.Kështu Ivanka nisi karrierën e saj të modelingut e cila nuk zgjati për shumë kohë, pasi ajo kuptoi se bota e modës nuk ishte aq e shndërritshme dhe e bukur, sidomos me njerëz të cilët e nënvlerësonin atë për shkak të pasurisë së babait të saj.  ?Ajo është këtu vetëm prej babait të saj,? është shprehur njëherë Jennifer Lopez në intervistën e premierës së një filmi.


3.   Ajo ka patur disa të dashur të famshëm

Para se të njihej e të kurorëzonte në martesë lidhjen e saj me Jared Kushner, Ivanka ka patur disa të dashur të famshëm. Në vitin 2006 ajo ka dalë disa herë me Lance Armstrong, por sipas People, takimet nuk zgjatën për një kohë të gjatë. Në vitin 2007 Ivanka, filloi të frekuentohej me një tjetër yll hollivudi, Topher Grace, por si i dashuri i parë dhe lidhja me këtë të dytin nuk zgjati shumë. Problemi dukej se qëndronte tek fakti që ajo duhet t?i sillte të dshurit e saj të takoheshin me të atin.

4.   Ajo është e ?dashuruar? pas Christian Bale

Në intervistën ?25 gjëra që nuk dini për mua?, për Us Weekly, në vitin 2015, Ivanka konfirmoi ?dashurinë? e saj të pavdekshme për yllin e Batmanit, aktorin Christian Bale.

5.   Ajo ka bërë një audicion për Les Miserables në Broadway

Pavarësisht se nuk ka patur kurrë një eksperiencë në aktrim apo muzikë, përveç vallësimit kur ajo ka qenë fëmijë, Ivanka ka zbuluar se ajo ka provuar të fitojë rolin e Cosette në Les Moserables, të Broadway. Por sigurisht që ajo nuk e fitoi rolin, dhe kjo ishte një tjetër tentativë e saj për të hapur horizontet apo rrugët e saja në shumë fusha të ndryshme.

6.   Ajo dhuroi para në fushatën e Hillary Clinton në 2008-ën

Ndërsa zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 u bënë një nga momentet më kulminante në historinë amerikane, duhet tëketë qenë goxha e sikletshme për Ivankane cila në vitin 2008 dhurpi para në fushatën e Hill ary gjstë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2008. Në fakt, para se Donald dhe Hillari të konkuronin për postin e tyre si presidenti apo presidenta e Shteteve të Bashkuara të amerikës, Trumps dhe Clintons kanë qenë në të vërtetë miq shumë të ngushtë./CityNews

Lajmet e fundit nga