LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E motra i poston videon raciste/ Gigi Hadid në telashe

5 Shtator 2017, 20:40, Aktualitet CNA

Modelja 22 vjeçare, Gigi Hadid duket se është futur jo pak në telashe pas postimit të një video raciste.

Videoja e postuar në Instagram nga motra e saj, Bella, tregon modelen bukuroshe që mbyll sytë teksa mban në dorë një biskotë të Budas, veprim ky që sipas kritikëve është përqeshje dhe tallje e figurës fetare.

this is y’all woke palestine queen? Gigi out here mocking Asian people. i would say she’s cancelled but she never started. rat @GiGiHadid pic.twitter.com/b6wj5k1sXE

? . (@hvrrystime) February 5, 2017

 

Si rezultat, qindra ndjekës të Gigit, e kanë sulmuar atë për veprimin e pahijshëm e racist dhe janë shprehur se pas publikimit të kësaj videoje ajo nuk është më e mirëpritur në Kinë.

Menjëherë pas këtij incidenti Gigi ka bllokuar komentet në rrjetin e saj social si dhe u ka kërkuar falje fansave të saj në rrjetin social kinez, Weibo.

“Më vjen vërtetë keq të lëndoj dikë dhe unë dua që ju të gjithë ta dini se nuk ishte qëllimi im të ofendoja askënd me veprimet e mia dhe dua t?u kërkoj sinqerisht falje të gjithëve atyre që i kam lënduar me veprimet e mia. Kam respektin dhe dashurinë më të madhe për njerëzit e Kinës dhe ushqej kujtimet më të mira dhe të pabesueshme që kam bërë gjatë vizitës sime të fundit atje,? ka shkruar modelja në anglisht dhe në mandarin./CityNews

Lajmet e fundit nga