LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet Peleshi/ Ja cila do jetë puna ime e parë si ministër i bujqësisë

4 Shtator 2017, 19:49, Aktualitet CNA

Ish- zv. kryeministri Niko Peleshi ka folur për herë të parë për vendimet e para që do të marrë sapo të marrë postin e ri të ministrit të Bujqësisë.

Gjatë një intervite tek ?5 pyetja nga Babaramo?, Peleshi është shprehur se kryefjala e punës së tij si ministër do të jetë siguria ushqimore.

Ai u shpreh gjithashtu se një ndër masat e para që do i propozojë  këshillit të ministrave është kontrolli i therjeve.

Sipas tij, Shqipëria është i vendi vend në Europë që nuk ekporton prodhime shtazore për shkak të pasigurisë së zinxhirit ushqimor, dhe se ai do përpiqet që kjo gjë të ndryshojë me ardhjen e tij në ministrinë e Bujqësisë.

?Unë nuk dua të alarmojë askënd, akoma nuk jam ministër i bujqësisë, por kam katër vjet në kabinet dhe bujqësia ka qenë në vëmendjen time dhe besoj kam njohuri të mira. Siguria ushqimore do jetë kryefjalë e ministrisë së bujqësisë. Shqipëria është i vetmi vend që nuk i lejohet produkte shtazore në BE. Pse? Se nuk kemi të sigurt zinxhirin ushqimor. Një nga masat e para që unë do i propozojë është kontrolli i therjeve. Kemi therje vend e pa vend. Do marrim masa shumë të forta për të disiplinuar therjet?, tha Peleshi./CityNews

Lajmet e fundit nga