Connect with Us

Reagimet e politikës amerikane pas provës së fundit të Phenianit

Aktualitet

Reagimet e politikës amerikane pas provës së fundit të Phenianit

Publikuar

-

Presidenti amerikan Donald Trump u përgjigj me forcë ndaj provës së fundit bërthamore të Phenianit, duke e quajtur Korenë e Veriut një vend të papërgjegjshëm që është bërë një kërcënim i madh. Shumë vetë shtrojnë pyetjen se çfarë hapash do të marrë zoti Trump për të reaguar ndaj zhvillimeve të fundit.

Pas një shërbese në kishë të dielën, presidenti nuk dha një përgjigje të prerë për një përgjigje të mundshme ushtarake ndaj provës koreano-veriore, por në një sërë postimesh në Twitter, ai tha se “retorika dhe veprimet e Koresë së Veriut, vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara”. Muajin e kaluar presidenti bëri një paralajmërim të qartë për Phenianin.

“Është në të mirën e Koresë së Veriut të mos kërcënojë më Shtetet e Bashkuara, përndryshe do të përballet me një reagim aq të ashpër sa nuk është parë kurrë”.

Prova e së dielës lë të kuptohet se Koreja e Veriut mund të ketë zhvilluar një bombë hidrogjeni.

“Ky hap, nëse është e vërtetë që kanë zhvilluar bombë me hidrogjen, është një përshkallëzim serioz në aftësinë e tyre për të kryer vrasje masive”, tha senatori republikan Ted Cruz.

LEXO EDHE:  Përforcohen masat e sigurisë në qytetet e SHBA-së pas sulmeve në Paris

Anëtarët e Kongresit nga të dyja partitë thanë se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të forcojnë aftësitë e mbrojtjes nga raketat dhe të përdorin sanksionet ekonomike për të detyruar Korenë e Veriut të ndryshojë qëndrim.

“Duhet përdorur presioni ekonomik jo vetëm ndaj Koresë së Veriut por edhe çdo institucioni financiar, çdo kompanie që bën biznes me Korenë e Veriut. Pothuajse të gjithë ata varen nga sistemi financiar amerikan. Prandaj ndërprerja e fondeve të tyre është një tjetër pjesë kritike”, tha senatori Cruz.

Përfshirja e Kinës në ekonominë e Koresë së Veriut i jep një rol qendror në kontrollin e krizës, thotë kongresmeni demokrat, Joaquin Castro.

“Një pjesë e madhe varet nga Kina sepse sektori ekonomik koreano-verior është i lidhur me Kinën. Pradaj varet nga vullneti i Kinës për të ndihmuar, dhe siç ka thënë presidenti, ky vullnet është rritur. Por edhe tek vullneti ynë për të vendosur sanksione ndaj institucioneve kineze që ende bëjnë biznes me Korenë e Veriut”.

Megjithëse sanksionet aktuale, retorika e fortë dhe demonstrimi i forcës nuk kanë arritur të frenojnë teknologjinë koreano-veriore bërthamore dhe me raketa, duket se nuk ka ndonjë besim të madh se opsionet ushtarake do ta përmirësonin gjendjen./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Vladimir Putin për tensionin SHBA-Kore e Veriut

LEXO EDHE:  Takime ne SHBA: vleresohet progresi i Kosoves

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Gjermania: Hap kyç për Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  Zgjedhjet paraprake presidenciale në SHBA

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: