LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eja të sqaroj në hotel. Më dhunoi dhe…!/E reja nga Lushnja tregon tmerrin me ish-burrin (Video)

4 Shtator 2017, 19:51, Aktualitet CNA

Pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, të cilës i mori jetën ish-bashkëshorti, një lumë denoncimesh janë bërë në 48 orët e fundit për dhunë në familje. Një e re nga fshati Bishtçukas i Divjakës, me inicialet J.V tregon në ?Stop?, se edhe pas ndarjes përndiqet dhe dhunohet nga ish-partneri Petraq Dhamo. 27-vjecarja thotë, se megjithëse kishte raport mjeko-ligjor, Prokuroria e Lushnjes herën e parë e pushoi çështjen, ndërsa më pas Gjykata e Lushnjes e dënoi me 6 muaj e 20 ditë shërbim prove.

Petraqi është i lirë dhe kërcënim për ish partneren e tij.

?Jam një qytetare e fshatit Bishtçukas, 27-vjeç. Kam qenë e martuar pesë vite më parë, kam edhe një fëmijë, u lidha me një person që quhet Petraq Dhamo. Vendosa të ndahem nga ky, pasi shkëputa lidhjet me të, pas gjashtë muajsh njoha bashkëshortin tim të ardhshëm. Ndërsa me Dhamon vazhdova të kisha probleme. Ai vazhdoi të më kërcënonte, të më binte mesazhe ofenduese, të tipit ?o e përdalë?, ?o k??, ?o injorante?, ?ti s?mban burrë?, kisha presione që më dilte përpara.

Një ditë më propozoi të shkoja në një lokal, me idenë që thoshte se nuk do të më bezdiste më. Aty pranova të shkoja pa dijeninë e burrit që të mos kishim konflikte dhe debate më. Kur shkova tek lokali, i thashë të lutem për çfarë më shqetëson, ti me mua i ke ndarë gjerat në paqe dhe më tha se ?dua t?i sqaroj gjërat në hotel me ty?. I thashë ?ti nuk ke gjë për të sqaruar me mua në hotel, sepse ti ke gjashtë muaj që i ke ndarë gjerat nga unë?. Më shtrëngoi fort në gjoks, më gjuajti me shpullë, më përplasi kokën dhe më gërrici, me pak fjalë përdori dhunë ndaj meje. Pas gjithë kësaj dhune kam edhe një raport mjeko-ligjor, e kam denoncuar dy herë në Komisariatin e Divjakës, për herën e parë nuk morën masa, për herën e dytë, kur i shkova me raportin e mjeko-ligjor, Gjykata vendosi ta linte në gjendje të lirë me arrest shtëpie për gjashtë muaj?, tha 27-vjeçarja, e cila kërkoi të mos e bëjë publik identitetin e saj të plotë.

Ndërsa bashkëjetuesi i 27-vjeçares, i cili po ashtu nuk dëshiroi të identifikohet, kërkon nga shteti të marrë masa që të mos ketë vetëgjyqësi.

?Jam bashkëjetuesi i zonjës dhe jam prezent i çdo gjëje, edhe për dhunën edhe për mesazhet. I lutem shtetit që të marrë masat për këtë person, që të mos bëjmë vetëgjyqësi.?

Qytetarja me iniciale J. V. I është drejtuar Komisariatit të Divjakës për të denoncuar përndjekjen që i ka bërë shtetasi Petraq Dhamo.

E reja shprehet se e ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar edhe një urdhër mbrojtjeje.

?Shpresoj t?ia dal këtë herë me këtë denoncim dhe këtë urdhër mbrojtjeje që kërkova, falënderoj shumë emisionin ?Stop??, tha ajo me shpresën se përndjekja ndaj saj do të marrë fund./tvklan.al

Lajmet e fundit nga