LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria, vendi i tragjedive ujore!/Ish-kryeministri jep alarmin

3 Shtator 2017, 14:35, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mbytjen e një turisteje çeke sot në plazhin e Radhimës.

Berisha jep alarmin se gjatë këtij sezoni turistik u mbytën 5 herë më shumë turistë se në të gjithë brigjet e Evropës.

Në rrjetet sociale, ish-kryeministri i vendit shpreh ngushëllime për familjarët e viktimës, duke dënuar me ashpërsi kujdesin zero të autoriteteve qendrore dhe lokale të vendit, si dhe indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e tyre ndaj rrezikut të ujit.

Mesazhi i plotë i Berishës:

Sezoni turistik i mbytjes se 28 turisteve apo 5 here me shume se ne te gjitha brigjet e Europes!
Brigjet e Shqiperise, brigjet e askujt!
Te dashur miq, ne Radhime ndodhi sot mbytja e radhes. Nje turiste çeke humbi jeten ne det, mbytja e dyte ne Vlore ne 4 ditet e fundit dhe e 28-ta e ketij sezoni turistik. Ne harkun kohor dy mujor ujerat e birigjeve te detrave tona sikur te ishin brigjet e nje vendi pa shtet, gllaberuan ne thellesite e tyre 28 jete apo 5 here me shume jete pushuesish se sa ujerat e brigjeve te te gjithe kontinentit.
Shpreh me kete rast ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes, denoj me ashperi kujdesin zero te autoriteteve qendrore dhe lokale te vendit si dhe indiferencen dhe papergjegjshmerine e tyre ndaj rrezikut te ujit. Theksoj se kjo eshte nje indiference kriminale.
Çdo turist apo pushues vendas derdh me shpenzimet e tij si taksa, qindra e mijra lek ne buxhetin e shtetit gjate qendrimit te tij me pushime. Kurse kjo qeveri as dhe autoritet lokale nuk kane shpenzuar qofte dhe nje qindarke per mbrojtjen dhe sigurimin e tyre nga rreziku i ujit. Perveç kesaj, qeveria, me industrine e mafies, skafet qe ka favorizuar, ka rritur shume rrezikun per jeten te turisteve ne ujerat e plazheve tona.
Me keto zhvillime nxihet reputacioni turistik dhe Shqiperia behet vendi i tragjedive ujore, pa llogaritur ato rrugore, me te medha individuale te turisteve nga mbare bota! sb/CityNews

Lajmet e fundit nga