Connect with Us

Nga Flamur Gjymishka/Bashkimi i doganave dhe tatimeve, veprim i nxituar i Qeverisë me pasoja të rënda për financat e vendit

Aktualitet

Nga Flamur Gjymishka/Bashkimi i doganave dhe tatimeve, veprim i nxituar i Qeverisë me pasoja të rënda për financat e vendit

Publikuar

-

Kryeministri Rama ka paralajmeruar bashkimin e dy institucioneve me te rendesishme qe sigurojne te ardhurat kryesore ne buxhetin e shtetit, doganave dhe tatimeve.

Ideja e bashkimit ka qene pjese e programeve te qeverive nder vite, por me pas jane terhequr nga zbatimi e kesaj pike te programit pas ekspertizes se bere prej tyre.

Bashkimi i doganave dhe tatimeve ishte pjese e programit dhe e Qeverise Rama 1, ky bashkim u parshikua te kryhej me 1 janar 2015, me pas u shty per nje vit, por nuk u realizua per gjate gjithe mandatit qeverises. E kam thene dhe here te tjera eshte “arritje pozitive” per Qeverine Rama mosrealizimi kesaj pike te programit.

Bashkimi i doganave dhe tatimeve eshte i parakohshem dhe i veshtire per tu realizuar per disa arsye:
1- Kerkon ndryshime thelbesore ligjore, doganat funksionojne te bazuara ne kod qe miratohet me 3/5 e votave te parlamentit, ndersa tatimet funksionojne me ligj te thjeshte te miratuar me shumice votash.

2- Doganat dhe tatimet jane dy institucione qe jo ne pak raste nuk kane performuar ne perputhje me pritshmerine. Performanca e ulet krijon pak shanse per nje menazhim te suksesshem pas bashkimit te tyre
3- Jane institucione relativisht te reja, me nje aktivitet efektiv 25 vjecar, krahasuar me institucionet homolge te vendeve te tjera me nje eksperience qindravjeçare

4- Mungojne precedentet e vendeve homolge fqinje dhe me gjere ne kushte te peraferta me ne. Vende qe kane bashkuar doganat me tatimet e kane realizuar ne kushte specifike. Keshtu Sllovenia anetare e BE-se qe ne vitin 2007, bashkoi te dy institucionet ne vitin 2013, ne momentin kur Kroacia u pranua zyrtarisht ne BE. Argumenti ishte qe Sllovenia nuk ndodhej me ne kufijte e jashtem toksore te BE-se, ndaj aktiviteti doganor kufitar u reduktua ne portin e vetem te Koperit dhe ne aeroportet e pakta ne vend. Puna pergaditore per bashkimin e dy administratave vazhdoi dy vjet duke ndjekur eksperiencen austriake.

Nderkohe vete Austria pas nje eksperience disavjecare te bashkimit te dy institucioneve, (qe ne momentin kur u kthye ne vend me kufij te brendshem ne BE) ne vitin 2016 iu rikthyer strukturave te kahershme me dy institucione te vecanta te mbledhjes se taksave ne vend.

Vendi yne ka mbi 20 pika kufitare ku kryhen veprime doganore, vec 5 doganave te brendshme, pra jemi larg kushteve te Sllovenise apo aq me teper Austrise qe si dogana kufitare ka vetem aeroportet.

5- Mendimi i eksperteve te BE-se eshte se, bashkimi i dy administratave eshte i parakohshem per keto arsye:

a- Moskonsolidimi i administratave perkatese

b- Veshtiresia ne menazhimin e nje strukture kaq te stermadhe me mbi 2500 punonjes dhe me shtrirje ne te gjithe territorin.

c- Shpejtesi te ndyshme te integrimit ne legjistacionin dhe procedurat e BE-se. Doganat jane me te perafruara me homologet e BE-se si ne aspektin legjistativ ashtu dhe sa i perket menazhimit, procedurave, zbatimit te ligjit, efikasitetit te administrates etj, kjo fale dhe asistences se vazhdushme te BE-se, vecanerisht te DG TAXUD

LEXO EDHE:  Qeveria më m*t që kam parë/ Stresi mallkon qytetarët që shitën votën

d- Mungesa e nje sistemi elektronik te unifikuar apo mungesa e nderveprimit mes sistemeve ekzistuse.
Mendim te perafert kane shfaqur dhe eksperte te tjere te huaj ( grup i kryesuar nga ish kryeministri dhe ministri financave te Gjeorgjise) te kontraktuar nga qeveria Rama 1 ne vitin 2015 te cilet e vlersuan te pamundur bashkimin kryesisht per probleme legjistative, por pas kembenguljes se pales shqiptare i rekomanduan qeverise qe ky proces te kryhej gradualisht, fillimisht te behej bashkimi i strukturave te zbatimit te ligjit, duke i kaluar ne vartesi te Ministrise se Financave dhe me pas bashkimi i te dy administratave pasi te ishte pershtatur dhe legjistacioni.

Grupi eksperteve megjithse shfaqi rezerva per bashkimin, me shume se per interesat e Shqiperise vleresoi interesat e veta, ndaj propozoi nje kontrate 5 vjecare si domosdoshmeri per realizimin e ketij procesi nga ana e tyre.

7- Nje hap i nxituar ne kete drejtim do te kete impakt ne te ardhurat e buxhetit te shtetit dhe ekonomine e vendit, per pasoje dhe ne mireqenien e qytetareve.

Nuk eshte hera e pare qe Kryeministri Rama gabon ne qasjen se tij ne fushen e mbledhjes se te ardhurave. Ne vitin 2014 Qeveria lidhi kontrate dy vjecare me te drejte shtyerje me kompanine angleze “Crown Agents” per te asistuar doganat shqiptare. Me nje kosto mbi 10 milion euro kontrata jo vetem nuk u realizua por doganat u perballen me kontabande masive te mallrave, vecanerisht te cigareve. Kontenstimi i bere nga opozita, nuk u muar ne konsiderate nga Qeveria, ndaj kontrata u nenshkrua dhe vazhdoi per dy vjet, megjithse kontrata ne nje nen te saj parashikonte nderprerjen pas vitit te pare nqse nuk realizoheshin treguesit kryesore te saj.

Gjithashtu reforma e taksave dhe tatimeve e reklamuar me aq buje nga Rama ne vitin 2015 deshtoi plotesisht, nje pjese e saj u rrezua nga gjykata kushtetuse, dhe pjesa tjeter per shkak te pamundesise dhe paaftesise se institucioneve ligjzbatuese.

Ndaj eksperiencat e deshtimit duhet ti sherbejne Qeverise si mesim per hapat qe do te hedh ne te ardhmen duke marre ne konsiderate dhe mendimin ndryshe.

Do te me vinte vertet keq ne qofte se keto ndryshime behen per qellime “te vogla”, per te larguar specialistet e mbrojtur nga ligji mbi statusin e nenpunesit civil nga administrata dhe per ti zevendesuar me militante partie te cilet do te thellojne me tej paaftesine e administrates dhe do te kete pasoja te pariparueshme per administraten. Kater vitet e fundit paaftesia e te rekrutuareve ne administraten doganore ka cenuar ndjeshem funksionimin e ketij institucioni./CityNews

(Flamur Gjymishka – ish-drejtor i pergjithshem i doganave)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Opozita paralajmëron të tjera skandale për qeverinë

LEXO EDHE:  Ligji për Teatrin Kombëtar/ "Shpërthen" Sonila Meço: E di kush është më e keqja ...

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Qeveria miraton status te plote juridik per bashkesite fetare ne Kosove

LEXO EDHE:  Reçaku si apel për vlerat e humanizmit

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: