LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kujdes kur lidheni me linjat falas të internetit!! / Ja se nga çfarë rrezikoni

3 Shtator 2017, 12:56, Aktualitet CNA

Wi-Fi falas është i jashtëzakonshëm, nuk ka dyshime për këtë. Por rrjetet publike fshehin rreziqe të shumta, duke përfshirë edhe rrezikun e humbjes së të gjitha parave në llogarinë tuaj bankare.

Mos përdorni internetin falas kur bëni blerje online ose shkruani informacionet e kartës tuaj bankare

E vetmja mënyrë për të mbrojtur veten nga vjedhja e të dhënave është të përdorni trafikun celular për të bërë blerjet në Internet ku duhet të përdorni informacionet tuaja bankare.

Fikni Wi-Fi nëse nuk përdorni internetin

Duke fikur Wi-Fi, zgjidhni menjëherë tre probleme kryesore: shkarkimin e shpejtë të baterisë, lidhjen automatike me një rrjet mashtrues dhe emailet e bezdisshme të reklamave. Për mbrojtje shtesë kundër kësaj të fundit, shtoni një aplikacion të quajtur DoNotTrackMe  – ai nuk do të lejojë që pajisja të përcjellë lëvizjet tuaja.

Lidhuni duke përdorur VPN

VPN ose Virtual Private Network, ju lejon të qëndroni anonim kur jeni në internet: faqet e internetit që ju do të kërkoni do të shohin IP-në e rrjetit virtual, dhe jo tuajat.Rrjete të tilla, megjithatë, paguhen më së shumti dhe ngadalësojnë lidhjen tuaj. Megjithatë, çmimi zakonisht nuk është i lartë, dhe shumica e ofruesve të VPN-së ende kanë shërbime falas.

Mos lejoni që pajisja juaj të mbajë mend rrjetin

Shumica e pajisjeve e kujtojnë automatikisht rrjetin dhe do të lidhen me të menjëherë. Mashtruesit mund të krijojnë linja me emra të njëjtë dhe kështu fitojnë të kenë qasje në të dhënat e profilit tuaj madje dhe në financat tuaja.Kushtojini vëmendje emrit të rrjetitHakerët shpesh përdorin rrjete me emra të ngjashëm me ato tashmë në afërsi. I vetmi ndryshim është se rrjetet autentike  kërkonjnë pagesë ose autorizim / fjalëkalim, ndërsa një i rremë është i lirë për t?u përdorur.

Instaloni një softuer të mirë antivirus

Gjithmonë përdorni versionet më të fundit antivirus. Ka mënyra të reja të piratimit që shfaqen pothuajse çdo ditë, dhe antivirusi juaj duhet të qëndrojë i përditësuar. Përveç kësaj, softueri antivirus ju paralajmëron për lidhjet e mundshme të rreme të hotspotit.

Zgjidhni rrjetet me autentifikim dy fazor

Një rrjet që nuk kërkon ndonjë veprim shtesë për t’u lidhur është ndoshta një rrjet mashtrues. Për të qenë të sigurt, zgjidhni një pikë hotspot që kërkon që të futni një kod të dërguar si mesazh në tekst në telefonin tuaj. Kjo do t’ju mbrojë nga kriminelët që dublikojnë emrat e rrjeteve të lira./CityNews

Lajmet e fundit nga