LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Vendet e botës në të cilat mund të jetoni më mirë se në shtëpi

3 Shtator 2017, 18:10, Aktualitet CNA

E kishit menduar ndonjëherë se të udhëtoni është më e lehtë se sa mendoni dhe madje më lirë nga sa kishit llogaritur.

Mjafton të vizitoni vendet e duhura të cilat ofrojnë të udhëtoni lirë dhe gjithashtu të shikoni mrekulli të jashtëzakonshme.

Kamboxhia është një vend i mirë për të vizituar nëse keni një buxhet të shtrënguar. Por ju gjithashtu mund të jetoni atje përgjithmonë me një pagë relativisht të ulët. Për vetëm 5 $ peshkatarët lokalë do t’ju gatuajnë një vakt të shijshëm dhe shumica e prodhimeve të detit këtu kushton rreth 1-2$ .

Vietnam

Bregu juglindor i Vietnamit është i famshëm për 11,000 hektarët me pyje tropikale. Është gjithashtu një nga vendet më të mira në Azi për zhytje. Për të kaluar pushimet tuaja këtu mjafton të shpenzoni150-200 $ në muaj.

Laosi është i famshëm për malet e saj të bukura, tempujt dhe manastiret budiste si dhe kafenetë e baret lundruese në lumenj. Ju mund të jetoni këtu me vetëm 9-20 $ në ditë. Darka do t’ju kushtojë 1-5$ dhe ju mund të merrni me qira një biçikletë për rreth 10$.

Tajlandë

Megjithëse është bërë shumë popullor për turistët dhe kështu krahasimisht shumë më shtrenjtë se vendet e tjera në Azi, çmimet në Tajlandë janë ende të ulëta në krahasim me shumë vende në hemisferën veriore. Ju mund të merrni me qira një apartament për 160-320$ në muaj, një vakt kushton 1-3$ si dhe mund të merrni me qira një motoçikletë për $ 63-80 në muaj. Ju mund të jetoni në fshat – krah për krah me xhunglën për rreth 4 dollarë në ditë.

Ky vend i populluar, i famshëm për arkitekturën, praktikat fetare dhe karakteristikat natyrore është një vend tjetër i madh për të jetuar me një buxhet të ulët. Ju mund të merrni me qira një apartament këtu për dy për rreth 100-110 $ në muaj. Një pjatë me ushqime me aromë të shijshme do të kushtojë rreth 60 cent.

Nepali

Vendi misterioz i Nepalit njihet si qendra shpirtërore e Azisë. Është gjithashtu një parajsë për ata që kanë një buxhet të kufizuar. Ju mund të hani këtu me vetëm $ 1 në ditë. Një apartament me një dhomë në Kathmandu do t’ju kushtojë rreth  1-2$  në ditë, ndërsa një udhëtim me rrjetin e transportit lokal kushton vetëm 20 cent.

Lajmet e fundit nga