Aktualitet
Analisti jep alarmin/Sëmundja që ka prekur deri në palcë shoqërinë, policia të bërtasë!
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka dhënë alarmin për përdorimin e drogës në mas të frikshme nga shoqëria shqiptare.
Referuar të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Kikia shkruan se 16% e adoleshentëve janë përdorues të rregullt hashashi dhe drogave të tjera më të forta.
Sipas tij, kultivimi masiv i drogës nuk është thjesht një problem kriminal, por para së gjithash një problem i madh social dhe ekonomik.
Statusi i plotë:
Drama e madhe e shoqërisë. 16% e adoleshentëve përdorues droge
Kultivimi i kanabisit ka rënë ndjeshëm këtë vit. Kështu thotë policia jonë dhe kjo mund të jetë plotësisht e vërtetë. Por Instituti i Shëndetit Publik thotë se rreth 16 % e adoleshentëve(15-16 vjecarë) janë ndërkohë përdorues të rregullt hashashi dhe drogave te tjera me te forta. Kultivimi i drogës masiv i nuk është thjeshtë një problem kriminal, por para së gjithash një problem i madh social dhe ekonomik. Ai nuk na nxiu faqen nëpër botë si vend narkotrafikant, por na nxiu, na kriminalizoi ekonominë dhe shoqërinë. Kanabisi eshte nje mall qe sigurohet tashme lehte dhe lire. Kultivimi mund të ndalohet apo zbutet me operacione policie, por shoqëria nuk mund të shërohet me operacione policie.
Statistikat mbi numrin e bimëve të shkuluara apo të mbjella(më pak) sivjet, nuk mund të tunden si defterë suksesi derisa fëmijët këtu po shndërrohen në vartës të drogës nga dita në ditë, gjithnje e me shume. Ky është problem dhe për këtë duhet të bërtasin nëpër konferenca zyrtarët e policisë.
Shoqëria jonë është prekur tashmë deri në palcë nga kjo sëmundje që vazhdon të përhapet si kancer në trupin e saj./CityNews
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...