LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do jetë Sali Berisha pjesë e 20-vjetorit të "Opinion"?!/Befason Blendi Fevziu

3 Shtator 2017, 17:41, Aktualitet CNA

Moderatori i njohur, Blendi Fevziu, ka zbuluar detaje të veçanta dhe përjetime të ndryshime gjatë 20 viteve të emisionit të tij ?Opinion?.

Në një intervistë për revistën ?Ëho?, Fevziu ka folur për miqtë që ka humbur për shkak të emisionit, mes të cilëve përmend dhe emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por, i pyetur nëse Berisha do të jetë pjesë e 20-vjetorit të ?Opinion?, moderatori ka dhënë një përgjigje befasuese.

Pjesë nga intervista:

A keni humbur miq për shkak të ?Opinion??
B.F: Po, në shumë raste!
Kush janë këta shumë?
B.F: Kur them shumë ka mjaft emra. Ka njerëz me të cilët distancohesh dhe nuk ke më frekuetimin e parë. Ka të tjerë me të cilët nuk komunikon më. Si rasti i Berishës.
Berisha dhe Lubonja, do të jenë pjesë e 20-vjetorit? Të vjen keq që ata kanë vendosur t?i thonë JO studios tënde?
B.F: Padyshim që do të jenë. Kanë konfirmuar të dy intervista me këtë rast dhe në transmetimin tonë do jenë. Padyshim që më vjen keq për të dy, por ka qenë vendimi tyre. Kur vendimin e dikujt nuk mund ta ndikosh dhe ndryshosh, duhet ta respektosh. Kjo po ndodh edhe në raportin tim me ta./CityNews

Lajmet e fundit nga