LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sarandë-Po vizitonte ‘Syrin e Kaltër’/ Grabitet turistja gjermane

2 Shtator 2017, 09:33, Aktualitet CNA

Një turiste nga Gjermania ka rënë pre e grabitjes teksa po vizitonte ?Syrin e Kaltër? në Sarandë.

Sipas njoftimit të policisë 59- vjeçares më iniciale F.M i kanë vjedhur nga mjeti i saj çantën e shpinës me rroba, 1 kamer të markës ?Olimpia? dhe 200 euro.

Po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Njoftimi i Policisë
Më datën 30.08.2017, rreth orës 12:30, në Bistricë, në mjetin tip ?Benz?, në pronësi të shtetases gjermane F.M, vjeç 59 banuese në Gjermani, i parkuar te ?Syri i Kaltër?, kanë vjedhur çantën e shpinës me rroba, 1 kamer të markës ?Olimpia? dhe 200 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga