LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrebeshe dhe stuhi/Me çfarë do përballemi ditët në vijim

2 Shtator 2017, 14:57, Aktualitet CNA

I nxehti i kësaj vere duket se ka marrë fund me ardhjen e muajit shtator, që është dhe muaji i parë i vjeshtës.

Rënia e temperaturave do të shoqërohet dhe me reshje shiu, të cilat pritet të nisin ditën e nesërme.
Meteoalb njofton se mesnata e së dielës do të sjellë një sistem vranësirash në të gjithë vendin.

Njoftimi i plotë:

SHIRAT E SE DIELES: ne mesnate nje sistem vranesirash vendoset mbi territor duke gjenerura shira fillimisht ne veriperendim dhe gradualisht ne gjithe vendin. Zonat me problematike jane veriperendimi, perendimi dhe qendra e territorit ku gjate nates dhe oreve te para te mengjesit do te kete edhe rrebeshe shiu ndersa shira te paket, ne zonat lindore – juglindore. Shirat pakesohen gjate paradites por ne mesdite vranesirat fuqizohen duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu ne zonat qendrore. Vranesira dhe shira te dobet mbeten prezente ne bregdet dhe zonat e uleta deri ne mbremje (zonat dhe oret me problematike paraqiten ne hartat me poshte)./CityNews

Lajmet e fundit nga