Connect with Us

Qytetari “shpërthen” keq ndaj Eni Çobanit/Nuk di çfarë do të thotë fëmijë!

Aktualitet

Qytetari “shpërthen” keq ndaj Eni Çobanit/Nuk di çfarë do të thotë fëmijë!

Publikuar

-

Avokatja e njohur e rubrikës “Shihemi në gjyq”, tek emisioni “E diela shqiptare”, Eni Çobani, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që trondit mbarë opinionin publik, vrasjen e ish-gjyqtares nga bashkëshorti i saj.

Në rrjetet sociale, Eni Çobani ka bërë një status tepër prekës, ku shkruan se të jesh grua në këtë vend duhet të jesh e fortë, trimëreshë duhet të kalosh dhe forcën e burrit që t’i bësh ballë jetës.

Duke iu drejtuar autorit të krimit, Çobani shprehet se ky mashkull i paburrë nuk vrau vetëm një grua, por së pari fëmijët e tij, duke i lënë pa nënë.

“Te jesh grua ne kete vend duhet te jesh e forte, trimereshe duhet te kalosh dhe forcen e burrit qe ti besh balle jetes.Nuk flisja dot dje nga dhimbja qe ndjeva por sot fjalet me dalin plot mllef dhe revolte per ate burre te paburre qe ngre doren e shkrep armen per ti marr jeten nje gruaje, nje nene,nje vajze nene duke lene pas dy femije me lot ne sy dhe me zemer te vrare.Ti mor mashkull i paburre nuk vrave vetem nje grua por vrave se pari dy femijet e tu duke i lene pa nene.Per ty dhe per ca si ty burgu eshte pak se une nuk mund ta mendoj dot te jetosh ti me taksat tona dhe te vdese ajo qe i sherbente ketij vendi.Fjalet jane pak por duhet qe ky vend te reagoj dhe ne si nena na del nje detyre e madhe qe djemte tane perpara se ti shkollojme ne shkollat me te mira te botes ti edukojme per ti bere njerez te mire dhe qytetare te denje.Te qofte dheu i lehte mikja ime dhe femijeve te tu i ke lene pasuri emrin tend te mire e plot dashuri”, shkruan Eni Çobani.

LEXO EDHE:  Oskarët 2015, edicioni me me shumë politikë?

Menjëherë pas reagimit të avokates për ngjarjen e rëndë, kanë ardhur një sërë reagimesh nga qytetarët. Njëri që tërheq jo pak vëmendje është reagimi i një 20-vjeçari, i cili shpërthen keq ndaj Çobanit. Ai shkruan se avokatja shtiret sikur gjinia femërore është perfektë, duke shtuar se do të ketë pushtet mbi të tjerët, kur në fakt nuk ka mbi veten./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Jakat e bardha” mundin SPAK-un?/ Arben Kraja, peng i aferës më të madhe korruptive

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e cila drejtohet nga Arben Kraja u formua me 19 Dhjetor 2019.

Pritshmëritë e qytetarëve përballë SPAK-ut ishin të mëdha. Por, kur ka kaluar rreth një vit e gjysëm nga krijimi, SPAK nuk është përmendur për ndonjë dosje hetimore, ku objekt janë zyrtarë të lartë si nga politika dhe drejtësia.

SPAK deri më tani ka vijuar në gjurmët e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, me dosjet që kanë nisur hetimet para formimit të SPAK.

Por, pas formimit të tij nuk ka dalë në dritë ndonjë hetim për korrupsion të lartë, të paktën zyrtarisht.

Gjatë kësaj periudhe, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë vënë nën hetim vetëm dy kryetarë bashkie,  anëtarin e KPA-së, Luan Dacin dhe Ylli Ndroqin.

Ndërsa hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, të cilin SPAK e trumbeton si sukses të tij, kanë nisur që në kohën kur funksiononte Prokuroria për Krime të Rënda.

Janë të shumta aferat korruptive, ndërmjet tyre ajo e inceneratorëve,  që duhej të ishte hetuar me urgjencë. Por, SPAK, duket se ka zgjedhur t’i bëjë karshillëk aferës korruptive më të madhe të inceneratorëve.

CNA.al ka sjellë herë pas herë fakte të dokumentuara që do t’i mjaftonin SPAK-ut, jo vetëm për të nisur hetimet por edhe për t’i përfunduar.

Vitin e kaluar Arben Kraja doli në media, ku deklaroi se kanë nisur hetimet për aferën më të madhe korruptive atë të inceneratorëve,  pas padive të bëra nga Nisma Thurje, nga Partia Demokratike, por edhe në mediat investigative, përfshirë dhe CNA.al.

“Janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet. Do hetohet për të sqaruar çdo pretendim. Veprimet konkrete janë të prokurorëve dhe nuk mund të bëhen objekt publikimi”, ka  thënë Kraja për Euroneës Albania, në Tetor të vitit 2020.

LEXO EDHE:  “Në çdo polic do shikoni fytyrën time”/ Hajdari thirrje Lleshajt të japë dorëheqjen

LEXO EDHE:  Mamaja e Dua Lipës publikon foton me kostum popullor/ Dhëndri i bën komentin që nuk e prisnim

Por, që prej atëherë, nuk është dëgjuar më për aferën korruptive me vlerë 400 milion euro.

Çfarë ndodhi me këto hetime?  Pse Arben Kraja hesht sot? Apo Arben Kraja u ble, nëse po nga kush?

Në një kohë kur nuk mungojnë faktet, indiciet të çojnë në dyshime se Kraja po përdor institucionin e SPAK-ut për interesa të caktuara, derisa nuk zbardh aferat e rënda korruptive.

Është e  provuar me fakte dhe dokumente afera korruptive e inceneratorëve . (Lexo këtu)

Vetëm Arben Kraja nuk i sheh dot apo bën sikur nuk i sheh se si zhvaten taksat e shqiptarëve për interesa të caktuara një grupi personash të lidhur me Qeverinë.

Një skemë e qartë e disa bizneseve që marrin para nga qeveria dhe më pas krijojnë ortakëri me mediat, apo drejtuesit e tyre./CNA.a

 

Afera korruptive e shekullit/ Kur do zgjohet SPAK për inceneratorët?

Zbulohen dokumentet që “fundosin” Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Heqja e kufizimeve/ Ambasada gjermane sqaron shqiptarët, çfarë duhet të dini

Publikuar

-

Nga

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar, pas vendimit të Gjermanisë për të hequr kufizimet me Shqipërinë, duke nisur nga 20 qershori.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ambasada gjermane shkruan se duke filluar nga 20 qershori udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Sipas ambasadës, për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimi.

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani ✅✅✅
Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore
️, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.”-thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E vrau dhe e groposi në parcelën e hashashit/ Gjykata dënon autorin në arrati

Publikuar

-

Nga

30 vite burg ka dhënë Gjykata e Krujës, për Agron Tufën, i cili ndodhet në arrati.

Ky i fundit akuzohet se ka ekzekutuar dhe më pas ka groposur në një parcel me hashash Kejsi Hysajn.

Bëhet fjalë për një ngjarje të tre viteve më parë, që tronditi mbarë opinionin publik, ku u tha se ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE