Connect with Us

Profil/ Si u bë Senida Mesi numri 2 i qeverisë

Aktualitet

Profil/ Si u bë Senida Mesi numri 2 i qeverisë

Publikuar

-

Jo të paktë kanë qenë ata njerëz që e kanë pritur me habi emrin e Senida Mesit të dielën, kur Edi Rama shpalli qeverinë. Askush nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë në qarqet e politikës së Tiranës. Ndonjë kronikë lokale e kishte përmendur mes emrave të listës për deputetë të Shkodrës. Qëmtuesit më të vëmendshëm, e kishin hasur emrin e saj në zgjedhjet lokale përkrah Keti Bazhdarit, në qytetin verior.

Por vetëm kaq.

Prandaj kur Rama shqiptoi togfjalëshin: Senida Mesi zv/kryeministre shumëkush ka ngritur pyetjen:

Po kjo nga mbiu?

Dhe prej kësaj pyetjeje që ka brenda shumë mungesë informacioni lindën edhe “keqkuptimet e para”. Mediat qëmtuan menjëherë në Facebokun e saj për të nxjerrë akuzat që kishte shkruar kundër qeverisë. Ato nxorrën edhe një video nga fushata, kur kjo grua aspak politike përdorte terma racistë, për të përshkruar situatën. Dhe pas këtyre mini skandaleve që shoqërojnë gjithnjë hapat e parë të rishtarëve politikë, pyetja: “Po këtë nga e gjetën”? – u bë më e fortë.

Lapsi.al ka folur me njerëz që i njohin disi kulisat e formimit të kësaj qeverie. Ata pohojnë se çudia e emërimit të kësaj financiereje 40 vjeçare si numri i dy i kabinetit është përputhja e dy trajektoreve.

Nga njëra anë i dëshirës dëshpërimisht të papërmbajtshme të Ramës për të bërë ndonjë surprizë me emrat e kabinetit të ri. Dhe nga ana tjetër i ambicjes së pafre të kësaj banikereje me profesion, që gjatë gjithë jetës së saj nuk ka lënë gur pa lëvizur për të ecur përpara.

Ata që e njohin tregojnë një rast emblematik. Kur i’u dha mundësia të kishte një vend drejtues në dhënien e kredive pranë bankës Procredit në Tiranë, Senida tha menjëherë po. Pa u menduar. Dhe megjithëse ishtë nënë e një familjeje me 3 fëmijë që banonin në Shkodër, ajo merrte përditë rrugën me makinë vajtje – ardhje, për të mos u ndalur në karrierën e saj. Dhe këtë “sakrificë” e bënte pasi i kishte ngjitur një nga një shkallët e hierarkisë në ProCredit, nga analiste kredie, në kordinatore, pastaj drejtore dege dhe më në fund drejtore rajonale për zonën e Shkodrës.

Pra shihet qartë se nëse ka një gjë që nuk i mungon, tashmë ish bankieres, ajo është ambicia për të bërë përpara me çdo çmim.

Ky ka qenë synimi i saj edhe kur iku nga banka që i kishte shërbyer si trampolinë për të bërë emër në mjedisin e saj. Megjithëse disa thonë se prej andej e larguan me ceremoni dhe disa të tjerë se mbylli derën me vullnet të plotë, për të hapur një fazë të re në trajektoren e vet, një gjë është e sigurtë: kjo grua në karierë nuk e lë fatin e vet në dorë të tjetërkujt. Ajo nisi një biznes privat konsulernce financiare këtë herë në qytetin e saj të lindjes dhe shfrytëzoi rastin e zgjedhjeve lokale të 2015, kur në PS e Shkodrës të çliruar nga zgjedha e Tom Doshit, fitoi krahu qytetar i Keti Bazhdarit, për tu ingranuar aty.

Megjithë humbjen e kandidates së preferuar përballë Voltana Ademit të PD-së, Senida Mesi, arriti të depërtojë në rrethin e tretë të politikës, atë lokal, duke u zgjedhur anëtare e këshillit bashkiak.

Këtu mendohet se e pikasi edhe Ditmir Bushati, njeriu që Senida falenderon sot për lançimin e karierës së saj politike.

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Kë duan të “ekzekutojnë” Rama dhe Basha

Një grua si ajo, tekniciene, ambicioze dhe mbi të gjitha qytetare, i duhej PS së re lokale të dominuar gjatë nga të fortët e Tomës të zbritur nga malësia.

Dhe në Shkodër, në një qytet ku ende ruhet me fanatizëm diferenca mes familjeve qytetare dhe të ardhurve nga periferia, fakti se Senida kishte hyrë nuse dhe ishte bërë 3 herë nënë në një familje me emër, duke u martuar me mjekun Artan Mesi, ka luajtur jo pak rol në përzgjedhjen e saj si deputete e listës së këtij qyteti.

Një arsye e dytë mësohet të ketë qenë edhe vendimi i Ramës për të qëmtuar fytyra të pakonsumuara në politikë, pasi shpalli doktrinën e qeverisjes jo me aleatët e tepsisë, por me qytetarët. Megjithëse burime të pavërtetuara nga Lapsi.al pohojnë se ajo është katapultuar edhe falë njohjes me njerëz të fuqishëm që kontrollojnë fondet e rrjetit të OJQ-ve dhe që kanë lidhje direkte me familjen Rama, një gjë është e sigurtë: Senida ka ditur të bëjë përshtypje dhe të bjerë në sy.

Burime të tjera i thanë Lapsit se deri në veshët e kryeministrit kishte mbërritur edhe lajmi se një grua në karrierë nga Shkodra kishte rrefuzuar më parë postin e drejtores lokale të doganave të cilit ia kishin vënë syrin me dhjetra kandidatë.

A ka qenë dëshira e papërballueshme e Edi Ramës për të joshur ata që nuk e pranojnë ajo që ka luajtur rrol në ngritjen maramendëse të Senida Mesit? Kjo është vështirë të thuhet.

Por një gjë është e sigurtë. Kjo grua 40 vjeçare ndodhet aty ku është, në pritje të emërimit si numri dy i qeverisë së majtë, sa falë manisë së kryeministrit për të krijuar çudi me emra grash të panjohura, po aq edhe falë ambicies së saj që zor se njeh kufij.

E para, ashtu siç është provuar, do të shuhet sa hap e mbyll sytë.

Si zakonisht, Rama mërzitet më shpejt nga të gjithë prej zbulimeve që bën vetë.

Ndërsa e dyta mbetet një bast. Nëse Senida Mesi e quan këtë që ka arritur si destinacionin final të ambicjes së saj, ylli nuk do t’i ndriçojë për gjatë. Ajo do të bëhet një nga velinat e shumta të qeverisë, që qajnë ose qeshin kur këtë e bën shefi, dhe qëndrojnë në karrige vetëm prej admirimit që kanë karshi tij.

Por, nëse kjo grua shkodrane, që s’i ka ndalur akrobacitë për të bërë përpara, e konsideron pikën ku ka arritur vetëm si një etapë të planit të saj të karrierrës, për të mund të dëgjohet gjatë. Nëse ajo vazhdon të ecë me ritmin e deritanishëm, ajo mund të ketë nesër fatin e atyre që gjërat nuk ua kanë falur. (lapsi.al) 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Publikuar

-

Nga

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Institutit i Statistikave (INSTAT) ka publikuar këtë të premte raportin për sa i përket numrit të nxënësve dhe studentëve të diplomuar për vitin shkollor 2019-2020.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe arritën të kualifikohen në Shqipëri 98,168 nxënës dhe studentë, ose 5.5% më pak se vitin e shkuar.

Arsimi 9-vjeçar

Në sistemimin arsimor 9-vjeçar rezulton të jenë diplomuar 33.618 nxënës, nga të cilët 52,3 % ishin djem dhe 47,7 % vajza.

Në sistemin parauniversitar vihet re një ulje e ndjeshme numrit të nxënësve të diplomuar. Konkretisht, siç thekson INSTAT gjatë vitit shkollor 2018-19 u diplomuan 31.662 nxënës, duke shënuar një ulje prej 6,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Arsimi profesional

Arsimimi profesional ka pësuar një rritje të interesimit të nxënësve dhe këtë e dëshmojnë të dhënat që raporton Instituti i Statistikave. Konkretisht, në arsimin profesional u diplomuan 4.862 nxënës, ose e thënë ndryshe një rritje me 27,7 % krahasuar me vitin shkollor 2018-19.

Arsimi universitar

Rënie të konsiderueshme ka pësuar numri i studentëve të diplomuar në sistemin universitar. Sipas INSTAT, gjatë vitit akademik 2019-20, u diplomuan 32.889 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,7 % krahasuar me 2018-19.

“Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 21.481 studente femra, ose 65,3 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë. Studentë të diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 53,5 % të studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 42,4 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

LEXO EDHE:  Kodi i Ri Zgjedhor/ Reagimi i parë nga ndërkombëtarët: Rama hodhi hije të errët mbi zgjedhjet

LEXO EDHE:  Rama i vendosur për "Rrugën e Kombit": Çdokush duhet të paguajë. Po shqyrtojmë...

Në lidhje me këtë situatë jo pozitive, Euronews Albania bisedoi me sociologen Entela Binjaku, e cila shpjegoi shkaqet që kanë ndikuar në uljen e të diplomuarve në të gjitha nivelet arsimore.

Ajo u shpreh se këto të dhëna duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për institucionet shtetërore, por edhe për shoqërinë shqiptare.

“Kjo rënia nuk na lumturon aspak, por përkundër duhet të na shqetësoj. Fakti që kemi më pak të arsimuar në të gjitha nivelet, mendoj se duhet të na shqetësoj realisht”, tha sociologia.

Znj. Binjaku pohoi se djemtë shqiptarë arsimimin nuk e shohim më si parësor, por dëshira e tyre tha jo është që të largohen nga vendi.

“Djemtë shqiptarë mendojnë tanimë jo të arsimohen, por të emigrojnë. Mendimi i tyre i parë është si e si të largohen, ndërsa vajzat  janë që emigrojnë më pak dhe në fund të fundit dhe për hir të traditës së familjeve shqiptare, që mashkulli është ai që sjellë para në shtëpi dhe kjo bie më shumë në shpatullat e gjinisë mashkullore”, tha ajo./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Në fundjavë mund të vaksinohen vetëm ata që kontaktohen nga MSH-ja

Publikuar

-

Nga

Në fundjavë mund të vaksinohen vetëm ata që kontaktohen nga MSH-ja

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se vaksinimi kundër koronavirusit do të vazhdojë edhe në fundjavë, por në një njoftim të lëshuar për media theksoi se do të vaksinohen vetëm ata qytetarë që kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla ‘1 Tetori’ – do të vaksinohen qytetarët, të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova, dhe sipas terminit të caktuar”, thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtit, vaksinimi edhe në komunat e tjera do të bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit.

Mëngjesin e së premtes, Policia e Kosovës u desh të ndërhyjë për të vënë rend pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku ishin mbledhur një numër i madh qytetarësh për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:  Pazaret me Arben Keshin/ Rama i penduar

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Manjani zbulon si Meta po “shpëton” Ramën nga skandalet

Tollovia nxiti edhe reagimin e partive opozitare në Kosovë, të cilat e akuzuan Qeverinë për dështim në menaxhimin e vaksinimit.
Nga 12 maji, në Kosovë nisi faza e dytë e vaksinimit, që përfshin personat e moshës 65 deri në 79 vjeç.

Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë tha se të premten, deri në orën 17:00, janë vaksinuar rreth 3,100 qytetarë të Kosovës.

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike./REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Publikuar

-

Nga

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Për ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca zgjedhjet u zhvilluan në mënyre të rregullt. Por në një intervistë për Euronews Albania ai përmend nominalisht institucionet shqiptare që duhet të monitorojnë me kujdes çdo akuzë dhe ankese për parregullsi.

“Pas zgjedhjeve janë këto diskutime, ankesa dhe akuza për blerje votash dhe parregullsi. Ne duam që autoritetet kompetente, ato të drejtësisë, SPAK, KQZ dhe KAS të shohin çdo parregullsi,” – tha Soreca, – “Duhet të kemi parlament të plotë për të pasur rrugëtim legjitim të Shqipërisë drejt BE-së”.

Përveç diskutimeve të fushatës, për anëtarësimin në BE, sipas Ambasadorit Soreca, drejtuesit politikë duhet të kalojnë të faktet.

“Presim që partitë qoftë qeverisëse, apo opozitare të bëjnë veprimet e duhura për të ndihmuar anëtarësimin,” – vijoi Soreca.

Soreca ndodhet në turin e tij nëpër Shqipëri në kuadër të javëve evropiane, gjatë të cilit njeh qytetarët shqiptarë me investimet e BE-së.

“Vetëm në vitin e shkuar, gjatë krizës së pandemisë, BE ka investuar 230 milionë euro, përveç qindra milionëve që kemi shpenzuar dhe dhuruar për Shqipërinë në 20 vitet e fundit,” – u shpreh ambasadori i BE-së.

LEXO EDHE:  Legalizimi i kanabisit/ Deklarata e fortë e Idrizit: Rama ka gati licencën për tre oligarkë

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Manjani zbulon si Meta po “shpëton” Ramën nga skandalet

Sipas ambasadorit Soreca të gjitha këto para janë përdorur në projektet që po i tregon gjatë një turi nëpër Shqipëri në kuadër të javës së Evropës./euronews

LEXO TE PLOTE