Connect with Us

Horoskopi e shtune 2 shtator 2017

Aktualitet

Horoskopi e shtune 2 shtator 2017

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Dite shume e këndshme për t’u jetuar kjo e sotmja. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni dhe do ndiheni gati te filloni një lidhje me te qëndrueshme. Për beqaret nuk do mungojnë takimet, por nuk ka ardhur ende koha për një angazhim. Ne planin financiar do kryeni investime te rëndësishme sepse situata do jete me e mire sesa ju mendonit.

DEMI21. prill – 21. maj

Pozicionimi i mire i planetëve do iu sjelle me shume qëndrueshmëri ne çift sot. Askush nuk do mundet dot ta turbulloje atmosferën e ngrohte qe është krijuar. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri dhe kjo do i beje te ndihen me te plotësuar. Ne planin financiar nuk duhet te bëni shpenzime marramendëse. Me pak kursim jo vetëm qe do e stabilizoni situatën, por do keni edhe para për te ardhmen.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Marrëdhënia ne çift do konsolidohet edhe me tepër sot. Do flisni hapur me atë qe keni ne krah dhe do sqaroni edhe disa detaje qe me pare i kishit lënë pezull. Beqaret do dije mire si te veprojnë edhe pas ftesave qe do iu bëhen. Financat nuk do jene aspak te këqija megjithatë duhet te vazhdoni te shpenzoni me kujdes dhe vetëm për gjerat me te domosdoshme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Klima ne jetën e çifteve do jete e ngrohte sot. Sistemi yjor do ndikoje pozitivisht dhe pasioni do rindizet shume shpejt. Nuk ka asnjë rrezik për debate apo mosmarrëveshje. Beqaret do kenë një takim mbresëlënës, i cili mund t’ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Ne planin financiar nuk duhet te merrni vendime impulsive sepse do pendoheni shpejt. Reflektoni me kujdes!

LUANI23. korrik – 22. gusht

Do ndiheni rehat pranë atij qe dashuroni dhe nuk do tundoheni aspak nga personat interesante qe do iu vijnë rreth e rrotull. Për te vetmen gjë qe duhet te bëni kujdes është xhelozia e tepruar. Beqaret do kenë mundësi për aventura te ethshme nga te cilat duhet te përfitojnë. Financiarisht do përballeni me disa vështirësi, por Urani do iu gjendet pranë gjithmonë.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Do bënit mire te tregoheshit te sinqerte me atë qe keni ne krah dhe te mos i ushqeni atij shpresa te kota. Jo vetëm qe do e lëndonit, por edhe vete do mërziteni një dite nga kjo sjellje. Disa beqare do kenë dashuri me shikim te pare, neper mjedise te veçanta. Me financat duhet te merreni pak me tepër se kohet e fundit. Mos i neglizhoni me qe te mos bini ne humnere.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Me Marsin, planetin e dëshirave dhe seksualitetit, ne anën tuaj jeta ne çift do jete me e bukur sesa ju mendonit. Gjithçka qe do ndodhe do iu duket si një përrallë fantastike. Beqaret edhe pse do kërkojnë gjate gjithë kohës, nuk do e gjejnë atë qe kane ëndërruar. Ne planin financiar situata do jete e mire, por mos kërkoni te pasuroheni menjëherë.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Partneri do iu pyesë për disa gjera te cilat ju nuk do dëshironi t’i tregoni dhe kjo do sjelle debate me te. Ne fakt te dy do keni gabime, ai për mënyrën sesi do ua kërkojë dhe ju për fshehtësinë e tepruar. Beqaret do jene ne boten e tyre dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Ne planin financiar do jeni impulsive dhe nuk do mendoni aspak para se te shpenzoni.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Duhet te merreni pak me tepër me jetën tuaj ne çift sot sepse ne fakt keni pak kohe qe e keni lënë pas dore atë. Mos lejoni qe partneri t’i hedhe sytë diku tjetër. Nëse jeni vetëm qe prej kohesh me ne fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Përgatituni për emocione te mëdha. Edhe financat do jene te mira sepse do dini si t’i organizoni te ardhurat qe keni.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen për t’i sqaruar mosmarrëveshjet me partnerin tuaj sepse sa me shume kohe te kaloje aq me shume vështirësi do keni. Ambienti yjor do jete i favorshëm edhe për beqaret. Hiqni turpin dhe pranojini ftesat. Financat nuk do jene te këqija, prandaj mund te bëni shpenzimet me te domosdoshme sa me shpejt qe te mundeni.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Çdo gjë do shkoje mire gjate ditës se sotme për jetën sentimentale, vetëm se ne mbrëmje mund te linde ndonjë debat shume i vogël. Ne fakt ju jeni te kujdesshëm dhe do dini si te dilni shpejt nga situata e vështirë. Për sa iu përket beqareve do jete dite pa te reja. Financat do mbrohen gjithë kohës nga Venusi. Edhe pse do shpenzoni pak me tepër nuk priten vështirësi.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Pritet te kaloni momente te mrekullueshme gjate kësaj dite pranë atij qe dashuroni. Debatet dhe mosmarrëveshjet me ne fund do mbarojnë. Beqaret do ndihen me te sigurte ne vetvete dhe do guxojnë t’ia shprehin ndjenjat atij qe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente sepse gabimi me i vogël do sjelle probleme te mëdha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Gjekmarkaj bën trimin/ “Kërcënon” delegatët e PD: Drama e tyre do jetë në datën 12 dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka nisur të trimërohet dhe të “kërcënojë” delegatët e PD, të cilët kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor dhe kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

Në një reagim për media, Gjekmarkaj shprehet se Kuvendi i datës 18 legal dhe mund të vijë kushdo, duke shtuar se drama më e madhe për mbështetësit e 11 dhjetorit do jetë data 12.

“Janë disa principe. Mendoj që një parti si një organizatë, ku njerëzit janë aty prej bashkimesh vullnetare duke ndarë disa ide të përbashkëta dhe disa pika të përbashkëta që janë statuore dhe kushtetuese për një parti, mendoj që këto duhen respektuar dhe nëse do të dëshironin që të kishte një Kuvend të pranuar nga të gjithë do ndiqej linja jo e ilegalitetit. Foltorja ka shkaktuar një krizë në PD. Në pleudarinë e Foltores thuhen dhe të vërteta dhe për PD dhe për jetën politike.



Vendimin që z. Basha mori bashkë me kryesinë për Kuvendin, e quajta si një farë triumfi të Foltores, sepse nëse nuk do ishte kriza që shkaktoi foltorja nuk do kishte një kongres të datës 18. Kjo është një mundësi që aty të vijnë të gjithë, të vijë Sali Berisha, mbështetësit e tij, të vijë kushdo. Le të bëhet një kongres i gjatë, le të debatohet dhe me tone të larta, por të mblidhen në një kongres legal. Të marrin vendime që t’i nënshtrohen vullnetit të shumicës, të dalim të bashkuar. Do ishte shumë mirë që Kongresi i datës 18 të ishte për të gjithë, por do duhet që ai i datës 11 të mos zhvillohej, të mos krijonte fabula të rreme. Çfarë ndodh? Për t’i motivuar njerëzit, sigurisht të pakënaqur nga mosardhja e pushtetit, nga masakra zgjedhore, nga frustrimi që të jep të qenit opozitar në Shqipëri disa janë motivuar dhe mikluar që më datën 11 do shkarkohet Basha, më 12 do të bëhet Berisha, më 13 do rrëzohet Edi Rama, më 14 do jenë drejtorë, deputetë, shefa, specialistë, por kjo është një gënjeshtër e gjitha.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 14 Maj 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi e hënë 28 nëntor

Drama më e madhe për këta mbështetës të datës 11 do jetë data 12. Çfarë do iu ofrojnë në datën 12. Berisha e di shumë mirë që nga pikëpamja legale Kuvendi i tij nuk qëndron. Berisha e di shumë që nuk mund ta marrë PD-në me një Kuvend ilegal. E di shumë mirë që nuk ka asnjë mënyrë tjetër veçse legalitetit të marrë PD-në. Çështja është si do ta menaxhojë ai. Mundësitë janë dy, ose të shkojë drejt një partie tjetër që uroj që jo sepse PD ka nevojë për të gjithë mbështetësit, qoftë dhe ata të Berishës, ose le të themi t’i thërrasë arsyes dhe njerëzit të kthehen tek aksioni opozitar dhe tek rindërtimi i PD-së si një parti e fuqishme opozitare dhe si shpresa e vetme në vend”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i komunës Velipojë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës Pashko Ujka është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja në qendër të qytetit të Shkodrës në afërsi të Kishës Ortodokse.

Mesohet se ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes,  ndersa policia ndodhet ne vendngjarje për të hetuar shkaqet  dhe për të punuar për kapjen e autoreve të ngjarjes.

Shkodër/ Informacion paraprak

LEXO EDHE:  Horoskopi, e premte 27 janar

LEXO EDHE:  Horoskopi, 21 korrik 2018



Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngjarje e rëndë në Fier/ Gjendet kufoma e dekompozuar në një kanal

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në fshatin Mujalli të Fierit, është gjetur një kufomë e dekompozuar në një kanal.

Mësohet se kufoma është e seksit mashkull dhe ende nuk është identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit nga kanali.



Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE