Connect with Us

Bien interesat e huave për shtëpi/ Ulen çmimet

Aktualitet

Bien interesat e huave për shtëpi/ Ulen çmimet

Publikuar

-

Lajme të mira për të gjithë ata që duan të blejnë shtëpi. Interesat e huave për blerjen e pasurive të paluajtshme ranë përsëri gjatë muajit korrik, duke qenë një nxitës i rëndësishëm për investimin në prona. Sipas Bankës së Shqipërisë, për korrikun interesi mesatar i kredive të reja për blerje banesash në lekë ishte 3.9%, nga 4.2% që kishte qenë në qershor. Ndërkohë, në euro interesat janë edhe më të ulëta. Për korrikun ato zbritën më tej në 3.1%, nga 3.3% që kishin qenë për qershorin.

Ulja e interesave dhe lehtësimi i kredisë hipotekare nga bankat po bëhen një faktor përcaktues në gjallërimin e tregut të pasurive të paluajtshme në vend. Në gjashtë muajit e parë të vitit, kredia e re e dhënë nga bankat për blerje banesash arriti në 11.5 miliardë lekë, në rritje me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shumë familje po shfrytëzojnë kreditimin me normë të ulëta për të blerë banesa. Kjo tendencë po favorizohet edhe rënia e çmimeve të pronave gjatë viteve të fundit. Sidomos në zonat periferike të kryeqytetit, çmimet e pronave ranë ndjeshëm, si pasojë e ofertës së lartë dhe rënies së fuqisë blerëse pas vitit 2009.

Çmimet
Kjo situatë ndodh në një kohë kur çmimet e banesave thelluan më tej rënien në tremujorin e dytë, sipas indeksit të Bankës së Shqipërisë. Rënia e çmimeve ishte 11% sipas matjeve të kryera në Tiranë. Në të kundërt, mësohet se indeksi i çmimeve të qirave ka shënuar rritje, të nisur që nga tremujori i tretë i vitit 2016.

Ekspertët e tregut pohojnë se çmimet e banesave po bien prej fluksit të lartë të objekteve të reja të banimit që po kryhen në Tiranë. Dhjetëra blloqe të mëdha banimi po ndërtohen në të gjithë Tiranën duke bërë që çmimi i banesave të vihet nën presion në disa zona.

Tregu
Sipas një analize të fundit të Bankës qendrore, tregu i banesave ka përjetuar ndryshime të qenësishme. Në mungesë të të dhënave për çmimet e banesave në nivel kombëtar, studimi i bankës bazohet në indeksin e çmimeve të banesave për Tiranën. Të dhënat tregojnë se çmimet e banesave kanë shfaqur rritje të ndjeshme gjatë periudhës 2000-2007. Gjatë kësaj periudhe, çmimet e banesave janë rritur mesatarisht me rreth 15% në vit.

Ndërkohë, zhvillimet gjatë periudhës 2008-2013 tregojnë për një ngërç në tregun e pasurive të paluajtshme, ku çmimet janë luhatur, duke shfaqur edhe tkurrje të herëpashershme mbas vitit 2009.
Ndër faktorët e parë që kanë sjellë rritje të kërkesës për ndërtime të reja, që prej fillimit të viteve ’90, kanë qenë: mungesa e hapësirave të mjaftueshme për strehim dhe cilësia e dobët e banesave ekzistuese, ndryshimi i sjelljes së individëve për të jetuar në familje të vogla, si dhe ndryshimi i hartës demografike e nxitur nga faktorë ekonomikë dhe socialë.

LEXO EDHE:  Një çantë vlen sa një shtëpi/ Njihuni me pasurinë e vërtetë të Kylie Jenner

Krahas këtyre faktorëve, një burim tjetër i rëndësishëm i kërkesës për blerje banesash dhe për rritjen e çmimeve në këtë treg ishte edhe rritja e të ardhurave të disponueshme deri në fillim të vitit 2008 (kryesisht nga emigrimi). Më pas, me ngadalësimin e të ardhurave, vihet re një stepje e individëve, si për të blerë banesa, ashtu edhe për të kërkuar kredi. Këtij faktori i bashkëngjitet  dhe pasiguria për të ardhurat në të ardhmen, ku rritja e papunësisë  dhe në tërësi pasiguritë në tregun e punës, janë reflektuar në një tkurrje të kërkesës së individëve për banesa.

Një burim tjetër kryesor i kërkesës për blerje apartamentesh të reja gjatë periudhës së tranzicionit ishte edhe kërkesa nga emigrantët, e cila ka ardhur në rritje deri në fund të vitit 2007. Ndërkohë, me fillimin e krizës, kërkesa nga emigrantët ka pësuar rënie, në përgjigje të përkeqësimit të kushteve të tregut të punës në vendet ku jetojnë. Rënia e transaksioneve në tregun e banesave ka konfirmuar kërkesën e plogësht në përgjithësi për blerjen e banesave dhe veçanërisht rënien e kërkesës nga ky grup.

Konsolidimi dhe rritja e fleksibilitetit të sistemit bankar për të kredituar individët dhe firmat e ndërtimit që operojnë në treg, janë faktorë që kanë ndikuar, si në rritjen e kërkesës, ashtu edhe të ofertës në tregun e banesave. Financimi me kredi nga sektori bankar, gjatë periudhës 2002-2007 ka përbërë një burim të  rëndësishëm financimi për individët.

Çmimet e larta të banesave bënin të mundur që ata të zotëronin kolateral të mjaftueshëm për të marrë kredi të re dhe për të zgjeruar kërkesën për banesa, përtej aftësive financiare të tyre. Por, pas vitit 2008, norma e rritjes së portofolit të kredisë për banesa është zvogëluar dukshëm, duke shënuar edhe vlera negative në periudhën 2012-2013./Shqiptarja.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Foto/ Trendet e dekorit të shtëpisë për vitin 2018 janë këtu

LEXO EDHE:  Panik në Elbasan/ Zjarri rrezikon disa shtëpi private

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Panik në Elbasan/ Zjarri rrezikon disa shtëpi private

LEXO EDHE:  Foto/Video- Ingrit Gjoni zbulon pamjet nga shtëpia e re luksoze

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: