LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kolumbi/ Vritet pasardhësi i Pablo Escobar

1 Shtator 2017, 20:57, Aktualitet CNA

Është vrarë nga forcat e sigurisë në Bogota të Kolumbisë ai që cilësohej si pasardhësi i Pablo Escobar.

Roberto Vargas, shefi i një prej klaneve mafiozë më të rrezikshëm të Amerikës Latine është qëlluar për vdekje pas një operacioni të organizuar nga policia.

Ai njihej si shefi i trafikut të drogës dhe vetë autoritetet kishin vendosur një shpërblim prej 165 mijë dollarësh për kapjen e tij.

?Ky ishte një nga objektivat tanë më madhorë. Kemi qenë në ndjekje të tij për një kohë të gjatë?,- ka thënë presidenti Juan Manuel Santos në një konferencë për mediat.

Vargas u qëllua në shtëpinë e tij bashkë me disa shoqërues të tjerë të armatosur teksa ishte duke parë një ndeshje futbolli mes Kolumbisë dhe Venezuelës.

/Citynews

Lajmet e fundit nga