LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shokuese/ Përdhunohet në park 81-vjeçarja

31 Gusht 2017, 10:15, Aktualitet CNA

Një grua e moshuar 81-vjeçare ka rënë pre e dhunës seksuale gjatë mbrëmjes së djeshme në një nga parqet e Milanos.

Policia ka marrë në pyetje të moshuarën e cila ka pohuar se gjatë kthimit në shtëpi, një i huaj ishte treguar pozitiv me të deri në momentin kur ishin afruar pranë një pylli ku nuk kishte njerëz. Agresori ka përfituar duke e tërhequr zvarrë të moshuarën brenda pyllit, pastaj ka kryer marrdhënie seksuale me të.

Menjëherë pas ngjarjes 81-vjeçarja është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e duhur mjekësore. Ndërkohë që policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar agresorin, i cili mendohet të jetë banor i zonës./CityNews

Lajmet e fundit nga