LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta e fituar me kanabisin/ Deputeti i PD ironizon Ramën: Pse u la të rritej deri në këtë derexhe?!

31 Gusht 2017, 10:58, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar ditën e sotme pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me uljen e sasisë së kanabisit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se kjo është ironia më e fundit e qeverisë, pasi nuk është ulur kriminaliteti, trafiqet dhe larjet e parave.

Më tej, ai shton se mbushja e vendit me kanabis është bërë me lejen e lidërve dhe atyre që duhet ta luftonin.

Postimi i plotë:

IRONIA E FUNDIT E QEVERISE:

KRYEMINISTRI DEKLARON SE KA BLLOKUAR KANABIZIMIN E VENDIT!!

Eshte e vertete se kete vit sasia e kanabisit te kultivuar eshte me e vogel nga ajo e dy viteve te fundit.

Por kjo nuk ka ulur kriminalitetin, trafiqet dhe larjen e parave.

Sic konfirmon edhe CIA, grupet kriminale te konsoliduara nga Kanabisi se fundmi po perhapen e cvendosen ne objektiva drejt trafikut te drogave te forta, te armeve etj.. PSE JO EDHE DREJT LIDHJEVE ME TERRORIZMIN!

ULJA E SIPERFAQES ME KANABIS KETE VIT, NUK I SHTON VLERAT QEVERISE, PERKUNDRAZI KONFIRMON PERFSHIRJEN E STRUKTURAVE SHTETERORE NE ATE AKTIVITET TE PALIGJSHEM.

Mbushja e vendit me Kanabis nuk mund te behej pa rolin “lider” e “perfitues” te atyre qe duhej ta luftonin, ne bashkepunim me krimin?!

Kjo qe nga hyrja ne vend e sasive masive te farerave, kultivimit te platacioneve te tera, punimeve teknologjike, magazinimit, qarkullimit te vlerave kolosale monetare, nje pjese e madhe e te cilave u perdoren per fitoren e Rilindjes etj.

Kur mund te “luftohet” kaq lehte sot pse u la te rritej deri ne kete derrexhe!?

TE HUMBURIT DHE SHPRESA JANE FSHATARET E THJESHTE:

Ata tashme mbasi shkaterruan dhe prodhimin bujqesor, moren fajde a kredi, paguan protektoret, jane futur ne “gropa” financiare me stokun e kanabist te fshehur diku, qe vazhdon te perdoret si mjet presioni mbi ta.

KETA JANE NJE GARANCI PER TE MOS RENE PERSERI NE KETE “PIRAMIDE”, KU I FUTI PUSHTETI ME KRIMIN!

Te shpresojme se kjo tragjedi e “orkestruar” te mos perseritet-sidoqofte per kete garanci mund te jene vete njerrezit e jo strukturat shteterore./CityNews

Lajmet e fundit nga