LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gold AG me vargje prekëse për nënën e vdekur në masakrën e Burmas

31 Gusht 2017, 13:32, Lifestyle CNA

Këngëtari i njohur me pseudonimin Gold AG, njihet edhe për predikimin e fesë myslimane. Masakra në Burma ku po vriten mijëra njerëz, nëna dhe fëmijë në mënyrë të pamëshirshme ka tronditur mbarë botën.

Fotot e masakrës janë shpërndarë shumë herë për t?i treguar botës gjenocidin që po bëhet në atë vend. Ndërkohë këngëtari ka publikuar një poezi të ndjerë për fotografinë më  prekëse të bërë nga masakra e Burmas.

Poezia:

Çohu nanë pse vet m?ke lanë

N?krahët e tu pse spo më mbanë

Aromën tënde hala po e ndi

Edhe pse trupi krejt tu ka ngri.

Çohu nanë e ma jep pak gjirin

A m?ke than se m?ke djal ma t?mirin

Fole ni fjal pash lotin tim

Se ti mu m?ke pas të vetmin gëzim.

Po e shoh se ti jetë paske ndrru

Pse nuk më more me vete mu

Pse nuk më more me vete krejt

Më mirë në dhe së n?këtë botë t?pa drejtë.

Thuaj nanë Zotit pash dhimbjen time

Thuaj se fëmijët nuk kan më gëzime

Si terrorist bota na njeh

Por kur t?na vrasin ajo nuk sheh.

Thuaj nanë Zotit se krejt na sulmojnë

Na vrasin na presin veç pse besojmë

Një vend afër teje ma ruaj ngat

Se as unë moj nanë nuk e kam gjat.

TURPI QOFTË MBI ATA QË I MBYLLIN SYTË KUR VRAHEN NJERËZIT E PAFAJSHËM.

/CityNews

Lajmet e fundit nga