LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ai do të më vrasë”/ Fjalët që gjyqtarja i tha koleges pak para ekzekutimit

31 Gusht 2017, 13:14, Aktualitet CNA

Gjyqtarja e vrarë në orët e drekës të ditës së sotme nga ish-bashkëshorti i saj, Fildes Hafizi ka qenë kërcënuar edhe më parë me jetë.

Mësohet se ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi, ushtronte dhunë sistematike ndaj saj dhe e kërcënuar në 2015 me amrë në Golem, në sy të fëmijëve.

Pas dhunës së ushtruar, gjyqtarja ksishte marrë një urdhër mbrojtje, ndërsa Fadil Kasemi ishte arrestuar. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ndërsa është vënë sërish në prangat e policisë për krimin e sotëm dhe mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm.

Fildes Hafizi ishte nëna e dy fëmijëve, të cilët tashmë kanë mbetur jetimë,  dhe gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Shkodër. Sipas BalkaËeb, viktima ishte prej kohësh e shqetësuar dhe një ditë, teksa udhëtonte me mjetin e saj nga Tirana drejt Shkodrës, rrugë që e bënte çdo ditë për shkak të profesionit të saj, i kishte shprehur shqetësimin edhe koleges së saj.

?Ndihem e kërcënuar, më rrezikohet jeta. Ai do të më vrasë?, mësohet t?i ketë thënë gjyqtarja koleges para vrasjes.

Gjyqtarja, raportohet se përveç dy fëmijëve, kujdesej edhe për dy prindërit e saj, të cilët janë në gjendje jo të mirë shëndetësore./CityNews

Lajmet e fundit nga