LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut/ Rama replikon me qytetarin: S’më vjen keq për ty, por për djalin tënd që lexon broçkulla

30 Gusht 2017, 18:09, Aktualitet CNA

 

Kryeminsitri Edi Rama, pas përfundimit të takimit informal ditën e djeshme me kabinetin e ri qeveritar, bëri një postim në rrjetet sociale ku tregoi se vendimi i parë i qeverisë do të jetë që të shpallë vitin 2018 vitin e Skënderbeut.

Pas këtij postimi, të shumta kanë qenë edhe reagimet e qytetarëve. Një prej tyre i ka shkruar Ramës         që ta lërë Skënderbeun atje ku është dhe të merret me shqiptarët e tjerë që po largohen nga atdheu.

Kaq ka mjaftuar që Rama të acarohet dhe t?i kthejë përgjigjë qytetarit. Ai i ka shkruar se nuk i vjen keq për të, por djalin e qytetarit, i cili lexon broçkullat e babit./CityNews

Lajmet e fundit nga