LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama paralajmëron “tradhtarët” e policisë/ E dimë se kush jeni dhe së shpejti do ta pësoni

30 Gusht 2017, 08:59, Aktualitet CNA

Gjatë mbledhjes me Task Forcën për kanabisin, kryeministri Edi Rama bëri edhe një thirrje të fortë që të goditen të gjitha asetet kriminale.

Rama tha se çdo person me pasuri të justifikuar, makina lukzose dhe llogari bankare do të kalojë në skaner dhe do të bëhen verifikimet. Më tej, ai shtoi se do të ketë një goditje edhe ndaj punonjësve të policisë, të cilët luajnë me dy porta.

Sipas tij, mendimi se ka edhe më të fortë se Policia e Shtetit vjen nga tradhtarët brenda, por ata shumë shpejt do ta pësojnë sepse dihet se kush janë.

?Në fazën ku jemi tani, suksesi do të matet me numrin e aseteve të goditura. Plani jonë kërkon shtrirje horizontale dhe vertikale në të gjithë vendin për të luftuar drogën. Duhet një goditje shembullore e kapilarëve të drogës. Makinat luksoze që sfidojnë ligjin, pasuritë e paluajtshme të ktyre shoferëve, që zotërohen prej tyre dhe që janë të papunë luksi, llogari bankare të paligjshme duhet ti nënshtrohen një procesi rigoroz kapilar dhe të verifikohen. Duhet të ndahet përgjegjësia kapilare për njerëzit që sfidojnë ligjin, perceptimin e opinionit publik dhe të komunitetit. Duhet të kalojë në skanerin e task forcës çdo biznes i dyshimtë dhe të bëhet një proces verifikimi ligjor. Kushdo që zotëron asete të tilla duhet që të provojë dhe justifikojë ekzistencën e tyre dhe zotëruesit e tyre të përgjigjen para ligjit. Çdo pasuri e pajustifikuar do të sekuestrohet. Të ç?rrënjosim këtë farë të keqe nga territori ynë. Askush nuk është më i fortë se Policia e Shtetit, ky mendim vjen nga tradhtarët brenda poliicsë së shtetit, por këta tradhtarë do ta pësojnë dhe askush në polici nuk do të luajë me dy porta. Këta ?të fortët? e kanë forcën brenda komisaritatit të policisë dhe atyd uhet të fillojë lufta sepse duhet se kush janë dhe ku janë. Ata lëvizin me automjete në rrugë dhe na sfidojnë çdo ditë?, ka deklaruar Rama./CityNews

 

Lajmet e fundit nga