LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është bosi i drogës në Shqipëri?!/ E “zbulon” deputeti i LSI

30 Gusht 2017, 15:29, Aktualitet CNA

Menjëherë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për goditjen dhe seukestrimin e pasurive të rrjeteve kriminale, që janë furnizuar nga trafiku i kanabisit, ka ardhur reagimi i ashpër i LSI.

Deputeti Endrit Braimllari ka sulmuar Ramën, duke thënë se pasi i shfrytëzoi këto grupe dhe paratë e tyre për 4 bjet, tani po kërkon ?të lajë duart?.

Kjo sipas tij, nuk është gjë tjetër veçse krijim i linjave të reja të kanabisit.

?BOSI I DROGËS DREJTON TASK-FORCËN!! Në 4 vite Edi Rama bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit.
Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe paratë e krimit për fushatë elektorale.
Edi Rama tani kërkon të lajë duart duke ngritur një plan kombëtar për luftën kundër kanabisit, që nuk është gjë tjetër veçse krijimi i linjave të reja të kultivimit të kanabisit.
Bosi i drogës po djeg arat, tani që nuk kanë asnjë vlerë, me qëllim që të pastrohen mirë për të mbjellë kanabis të ri?, shkruan deputeti i LSI./CityNews

Lajmet e fundit nga