LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari akuza qeverisë/ Përjashtimi i hoteleve luksoze nga taksat, politikë e keqe

30 Gusht 2017, 09:18, Aktualitet CNA

Gazetari i njohur, Klodian Tomorri ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet kundër përjashtimit të hoteleve luksoze nga taksat.

Duke e konsideruar këtë si një politikë të keqe, Tomorri shkruan se në këtë mënyrë qeveria u merr para të varfërve për t?ia dhënë të pasurëve dhe shtrembëron konkurrencën.

?Perjashtimi i hoteleve luksoze nga taksat eshte politike e keqe

Doktori nuk eshte ekonomist. Por bindja ime eshte se ai e njeh politiken fiskale shume me mire nga shumica e armates se ekonomisteve qe ne kemi ne politike.

Nuk eshte rastesi qe ai ishte i vetmi qe foli publikisht kunder perjashtimit te hoteleve luksoze nga taksat.

Ajo eshte nje politike e keqe ne te gjitha drejtimet. Se pari, u fal taksat te pasurve, qe pergjithesisht jane njerez qe rrine afer pushtetit. Rrjedhimisht shoqeria detyrohet te subvencionoje miliarderet. Ky eshte transferim  i paster pasurie, por ne krahun e kundert. Permes sistemit fiskal, qeveria u merr para te varferve per t’ja u dhene te pasurve.

Se dyti, shtremberon konkurrencen ne treg. Nje hotel luksoz, qe ben xhiro miliona euro ne vit do te jete i perjashtuar nga taksat, ndersa nje hotel modest do te paguaje.

Perjashtimet e taksave jane gjithmone politike e keqe. Sistemi tatimor duhet te jete i ndershem, i barabarte dhe sa me shume neutral ne ndikimin e vendimarrjes se biznesit.

Politikat stimuluese edhe nese duhet te ekzistojne nuk mund te targetojne vetem nje kategori te ngushte. Ne te kunderten ato kthehen ne klienteliste. Gjithmone?, shkruan Tomorri./CityNews

Lajmet e fundit nga