LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emri/ Çiklisti shqiptar humb jetën ditën e parë të punës

30 Gusht 2017, 15:15, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër të Anglisë, ku ka humbur jetën një shtetas shqiptar. Viktimë ka mbetur shtetasi Ardian Zagani, pas një askidentia utomobilistik.

Ai ka qenë duke shkuar në punë me biçikletë, kur është përplasur nga një kamion Ford Transit, rreth orës 6 të mëgjesit në qytetin e Londrës. Zaganit i është dhënë ndihma e parë nga pasagjeri që ndodhej në furgon, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Camden, HolloWay?, dhe sipas mediave britanike ky ishte çiklisti i gjashtë që aksidentohej për vdekje në Londër.

30-vjeçari Zagani kishte ditën e tij të parë të punës, si kujdestar në Kolegjin ?Haringey?, shkruan Road.cc.

Në ndër të përdoruesve të vdekur të biçikletës, shumë njerëz dolën në rrugën ?Camden?, të shtrirë bashkë me biçikletën e tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga