LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rita Lati ka ditëlindjen/ Urimi prekës i Rozës për “25 vjetorin” e nënës së saj

29 Gusht 2017, 16:30, Lifestyle CNA

Aktorja e njohur e humorit, Rita Lati, ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen. Pavarësisht se vajza e saj Roza nuk ka qenë në Shqipëri, sepse ndodhet për pushime jashtë, i ka bërë një dedikim mjaft prekës në rrjetin social ?Instagram?. Ajo e quan mama, baba, motër, vëlla dhe gjithçka që ka.

Lidhja e tyre është shumë e fortë duke kaluar marrdhënien nënë, vajzë por duke qenë më shumë se shoqe.

?Sot ka ditelindjen e vogla ime… Gezuar 25 vjetorin mbretereshe! ?? ? Je mam, bab, moter vella, gjithshka une kam. Sic e thash naten finale te Dance Ëith Me, “Mami im, mali qe une mbeshtes koken”. Per kete 25 vjetor tendin une dua te te uroj nga larg, vec shendet dhe lumturi. Mos e hiq kurre buzeqeshjen nga fytyra jote e vogla ime. Je frymezimi im. ?? Roza jote?, shkruan moderatorja në rrjetin social./CityNews

Lajmet e fundit nga