LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama bën gati liçencën e kazinosë më të madhe në rajon/U ndihmua nga vëllai i tij

29 Gusht 2017, 11:58, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrit Edi Rama, teksa është ndalur tek investimet e huaja në vendin tonë.

Berisha shkruan në rrjetet sociale se Rama iu thyen kockat disa investitorëve të huaj, teksa sjell në vëmendje rastin e menaxherit të kompanisë ?Omniks?, ndërsa miqve të tij dhe Olsit iu heq taksat.

Më tej, ai flet për një kompani që do futet në fushën e turizmit, duke shtuar se me ndërmjetësimin e vëllait të tij, Olsi, është bërë gati edhe liçenca e kazinosë më të madhe të rajonit.

Statusi i plotë:

Rrofte ylli, simboli me i ri e me i ndritshem i korrupsionit!
Rama, disa investitoreve te hoteleve me 5 yje ju thyen kockat, ndersa miqve te tij dhe Olsit ju heq taksat!
Te dashur miq, nje vit me pare Noriega perzuri nga Shqiperia kompanine “Omniks” duke rrahur me kriminele profesioniste, qe i njef gjithe Durresi dhe Tirana, dhe thyer 37 kocka te trupit menaxherit te kesaj kompanie, qe kishte blere, ne transaksionin me te madh keto 26 vjet, token per ndertimin ne gjirin e Lalzit te nje resorti turistik me pese yje dhe qe do perfundonte me nje investim 1.5 miliarde euro ne Shqiperi.
Pas kesaj, Edvini duket se ka perzgjedhur se bashku me vellaçko Olsin, kompanine qe do te futet ne fushen e turizmit, per te cilen, me ndermjetesine e Olsit kane bere gati edhe licencen e Kazinose me te madhe te rajonit. Por nuk mjafton kazinoja gjigande por tani klientela shperblehet me heqjen e taksave per 10 vite.
Une jam dhe kam qene per nje pakete te fuqishme lehtesimesh fiskale ne fushen e turizmit. Ne kete kontekst ne hoqem taksat per 8 vite per investimet ne zonat turistike malore dhe nje seri lehtesirash tjera, te cila Edvini i anulloi sapo erdhi ne pushtet.
Por percaktimin e yjeve si kriter per heqjen per 10 vite te taksave per hotelet jo vetem qe nuk nxit por perkundrazi zhyt ne nje korrupsion shkaterrues investimet ne kete fushe dhe shnderron yjet ne nje leve arkimedi per megakorrupsion! sb/CityNews

Lajmet e fundit nga