LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U përjashtua nga kabineti "Rama 2"/Shikoni reagimin e parë të Mimi Kodhelit (Foto)

28 Gusht 2017, 14:25, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama prezantoi një ditë më parë qeverinë e re. Në kabinetin ?Rama 2? mungonin disa ministra të qeverisjes së katërvjeçarit të shkuar.

Një prej tyre ishte dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në reagimin e parë pas përjashtimit nga qeveria ?Rama 2?, Kodheli shpreh mirënjohje për efektivët e Batalionit të Mbështetjes Rajonale në Gjirokastër, për punën e tyre.

Shoqëruar me disa foto, Kodheli i falënderon që arritën të shuajnë zjarrin në zonën e banuar në fshatin Selckë, në Bashkinë e Dropullit.

?Mirënjohje efektivëve të Batalionit të Mbështetjes Rajonale në Gjirokastër që arritën të shuajnë plotësisht zjarrin në zonën e banuar në fshatin #Selckë në bashkinë e Dropullit. #KrenarePerFA?, shkruan Kodheli./CityNews

Lajmet e fundit nga