LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkon në plazh me të dashurin për të bërë foto/ Polakja përdhunohet në grup

28 Gusht 2017, 08:45, Aktualitet CNA

Një turiste polake është përdhunuar në sy të të dashurit në orët e vona të së premtes në një plazh në Rimini të Italisë.

Sipas DailyMail, 26-vjeçarja kishte dalë me të dashurin në breg të detit për të shkrepur disa foto në momentin që 4 burra i janë afruar dhe i kanë kërkuar polakes që të qep një kopsë.

Më pas ata i kanë gjuajtur me shishe pas koke të dashurit të 26-vjeçares dhe e kanë përdhunuar.  Çifti polak u pa nga kalimtarët të shtrirë përtokë, të cilët i nisën menjëherë drejt spitalit.

Gjithashtu për këtë sulm brutal u njoftua edhe policia italiane, e cila është në kërkim të autorëve./CityNews

 

Lajmet e fundit nga