Connect with Us

Nga Artur AJAZI/ “Pushkatimi” pa gjyq i PD-së

Aktualitet

Nga Artur AJAZI/ “Pushkatimi” pa gjyq i PD-së

Publikuar

-

 

Përfundimisht PD është “pushkatuar pa gjyq”, dhe kjo ka ndodhur në momentet më delikate të saj, kur vihet në pikëpyetje mbijetesa e kësaj partie historike. Partia e dhjetoristëve, partia e vlerave demokratike dhe euroatlantike, partia e ëndrrave të mëdha, rrezikon të kthehet në partiçkë, pasi ka rënë në duart e një njeriu të rrethuar nga  servilë, dështakë, pjestarë të klaneve të shpartalluara dhe grupimeve që kërkojnë domosdoshmërisht asgjesimin e PD.

Mungesa e transparencës, mungesa e garës së sinqertë që karakterizoi PD deri në 22 korrik,  mungesa e dëshirës dhe vullnetit për zbatimin e Statutit të PD si dhe pabesia me të cilën një  kryetari  “ri”  vendosi të “ngrijë vehten” por pa u larguar nga posti dhe zyra e tij, janë treguesit e fillimit të një procesi vetshkatërrues i cili mbetet i pashmangshëm. Partia Demokratike e Shqipërisë, u formua si një formacion  vlerash demokratike, europiane, ajo ishte dhe do të mbetet aspirata e rinisë,  e qindra mijëra intelektualëve dhe desidentëve të dënuar nga diktatura, dhe nuk mund të mbetet peng i një njeriu që vetëm qoftë ky edhe kryetar partie.

Ajo ç’ka ndodhi me PD para dhe pas 22 korrikut, pas një gare aspak  të ndershme, e antistatutore, si dhe ajo që po pergatitet të ndodhë në muajt në vijim,  mbetet sinjali alarmit  për qindra mijëra demokratë. Partia Demokratike e Shqipërisë, kurrë nuk ka qenë më e rrezikuar se sot, kurrë nuk ka qenë më e atrofizuar se sot, kurrë nuk ka qenë më e tradhëtuar se sot, dhe kurrë nuk ka qenë më e përdorur se sot, për interesa klanore, personale, gati  për tu shpërbërë. PD sot nuk e shpëton dot as Dr. Berisha, pasi frenat e saj  i ka marrë  klani anti-PD, duke larguar dhunshëm vlerat dhe kontrubuesit e saj, dhe duke afruar antivlerat  e saj, një rrugë e cila këtë  parti do të kthejë shumë shpejt në shoqatë. Ajo që ndodhi me PD në 25 qershorin e 2017, ( dhe pas mashtrimit me çadrën e “lirisë” ) pa asnjë mëdyshje do të quhet, si fillimi i shkatërrimit  të një partie, e cila 27 vjet më parë ngriti në këmbë 1.2 milion zemra shqiptarësh për ta bashkuar vendin me familjen e madhe  europiane dhe demokracinë më të vjetër në botë, atë amerikane.

Mungesa e fushatës dinjitoze, mungesa e sinqeritetit dhe transparencës, mungesa e aftësive, largimi dhunshëm i stafit të nevojshëm dhe potencialeve intelektuale që ka kjo parti, e kanë katandisur PD në nivele mjerane politike. Ajo që ndodhi në 25 qershor 2017, dhe ato që pritet të ndodhin pas “zgjedhjes” së  kryetari të ri, treguan se zoti Lulzim Basha , ishte dhe do të mbetet edhe për 4 vitet e tjera pronari  i PD, e të ardhmes saj, gjë e cila të bën të mendosh se asgjesimi kësaj partie, është  çështje kohe. Ardhja e zotit Basha  në krye të PD, ishte një proces denigrues dhe antistatutor, ishte një proces farsë, nga i cili humbi shumë kjo parti, e cila në 25 qershor  humbi jo vetëm 220 mijë vota në shkallë vendi, por ka fshirë nga regjistrat e saj gjithë anëtarësinë dhe strukturat e rretheve.

LEXO EDHE:  Artan Fuga: Pse refuzova të jem pjesë e listës së Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit

Pothuajse në të gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit, nuk ka  sot, as seksione dhe as grup-seksione të PD-ve  lokale, nuk ka as anëtarësime dhe as statistika zyrtare, gjë e cila të bën të mendosh se në 22 korrik , ata që do të votuan ishin  krejt anonimë, dhe jo anëtarët realë të kësaj partie.  Situata në të cilën gjenden sot degët e PD, si  në Durrës, Elbasan, Tiranë, Korçë, Vlorë, Shkodër e Gjirokstër, Berat dhe Sarandë, është alarmante, e turpshme, dhe vajtuese, dhe kjo për fajin e “Liderit” që humbi zgjedhjet, përgjysmoi votat në 25 qershor, dhe që nuk bëri dot reformimin e partisë në 4 vitet e shkuara.

Këto dhe shumë faktorë të tjerë shqetësues dhe tronditës, të shtyjnë të mendosh, se si mundet që  kryetari, edhe pse humbi thellë, me këmbëngulje  të habitshme  kërkoi  të rikonfirmohej si i tillë, si mund të guxonte sërish  postin e kreut të PD, kur kjo parti është katandisur drejt shkërrmoqjes vetëm për shkakun e drejtimit të gabuar ?  Si mundet që një njeri që humbet  thellë zgjedhjet, që largon  vlerat dhe kontributet e partisë, që merr përsipër gjithçka duke nisur nga listat e grupit parlamentar dhe deri tek emërimet e tjera, të ketë kurajon të rimarrë  postin e kryetarit të Partisë Demokratike ?  Këtë gjë nuk e ka bërë as Dr. Berisha, por nuk do ta bënte as Nano, por e bëri  zoti  Basha. Për çdo democrat, anëtar të PD, tashmë gjithçka është e qartë mbi pazaret e mesnatës së 17 Majit 2017, duke nisur nga  mbijetesa Lulit si kryetar, tek  shkatërrimi  PD, dhe sundimi Ramës edhe për 8 vitet e tjera si kryeministër./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

 “E ke parë që i thotë është djalë i mirë. Problemi është që ky nuk është më. Berishën e sulmon, në momentin që është bërë qesharak, nuk kam gjë personale me të, por në atë figurë për historinë që krijoi në tërë këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arben Imami “shuplakë” Bashës/ “Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë”

Publikuar

-

Nga

Arben Imami "shuplakë" Bashës/ "Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë"

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami, ka folur për nismën e “Grupi për PD-në”, i cili kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Imami tha se PD ka nevojë për një reformë të thellë, pasi sipas tij, në këto 4 vitet e fundit nuk krijoi asnjë moment frymëzimi dhe shprese.

Ai deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se opozita nuk funksionon dhe nuk krijon asnjë rrezik për qeverinë.

PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeverisë… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave. Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese”, theksoi Imami./ CNA.al

LEXO TE PLOTE