LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmendet” moti/Rrebeshe shiu në mbarë vendin, përgatituni për nesër

28 Gusht 2017, 15:03, Aktualitet CNA

I nxehti afrikan duket se është larguar përfundimisht nga vendi ynë. Temperaturat kanë filluar të pësojnë rënie dhe dita e nesërme pritet të shoqërohet dhe me vranësira të dendura.

Meteoalb bën me dije se nesër do të ketë dhe rrebeshe shiu, kryesisht në zonat veriore, por pas mesditës do të zbresin edhe drejt qendrës dhe jugut të vendit.

?E MARTE: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin. Vranësira të dendura do të ketë në zonat veriore ku priten rrebeshe shiu. Pas mesditës vranësirat dhe shirat zhvendosen drejt qendres – jugut te vendit duke gjeneruar shira, kryesisht në zonat lindore. Mbrëmje dhe nata do të largojnë vranësirat duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor, për pasojë dallgëzimi në det mbetet problematik.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie të ndjeshme sjell mesdita duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht deri në 33°C?, thuhet në njoftim./CityNews

Lajmet e fundit nga