Connect with Us

Zjarr në Delvinë/ Digjen sipërfaqe të mëdha me gështenja dhe ullinj

Aktualitet

Zjarr në Delvinë/ Digjen sipërfaqe të mëdha me gështenja dhe ullinj

Publikuar

-

Një sipërfaqe e madhe me gështenja dhe ullinj të vjetër në moshë janë shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Lefkë”.

Zjarrëfikëset e kanë pasur të pamundur që të ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet, edhe pse nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Kur të vijnë të marrin votën, do i jap atë të madhen”/ Qytetarët e revoltuar “shpërthejnë” në fyerje ndaj qeverisë

Publikuar

-

Nga

“Kur të vijnë të marrin votën, do i jap atë të madhen”/ Qytetarët e revoltuar “shpërthejnë” në fyerje ndaj qeverisë

Vijon të mbetet problematike situata në Kakavijë, ndërsa qytetarët shqiptarë do të duhet të kalojnë natën edhe sonte më makina, pasi pala greke ka mbyllur punën për të rifilluar sërish nesër në orën 6:00 të mëngjesit.

Gra, fëmijë dhe të moshuar kanë shfaqur probleme shëndetësore herë pas here, ndërsa Forcat e Armatosura kanë nisur dhe shpërndarjen e ushqimeve.

Të revoltuar disa prej tyre kanë folur dhe për mediat ku nuk i kanë kursyer dhe fyerjet ndaj qeverisë, që duket se i ka braktisur, pa gjetur ende një zgjidhje.

Një prej tyre, me ironi u shpreh se dhe sonte do e kalojnë natën në hotelin me 5 yje që shteti i ka rezervuar, ndërsa shtoi se hesapet do lahen në kohën e zgjedhjeve.

“Do fleme në hotelin me 5 yje dhe sonte. Kur të vijne të marrin votat, do i jap 3, dhe atë të madhen”, u shpreh një prej tyrë.

LEXO EDHE:  Zjarri në katin e pestë të pallatit/ Humb jetën një person



Ndërsa një tjetër ngriti shqetësimin se shumë prej personave kanë shfaqur probleme shëndetësore.

LEXO EDHE:  Shkrumbohet magazina në Elbasan/ Dëmi kap vlerën e mijëra eurove

“Ambulaca është, nuk themi që nuk ka, por ka gra, fëmijë, pleq të sëmurë që kanë shfaqur probleme. U ktheva në Shqipëri për të bërë rinovimin e pashaportës, se kishim parashikuar që duhet të kalonim dhe këtë”.

Kjo situatë u krijuar për shkak se shumë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, u nisën drejt shtetit helen në kohën kur ky i fundit vendosi të caktojë karantinë të detyruar për ata që hyjnë në vend nga data 17 deri në 31 gusht./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Publikuar

-

Nga

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Pala greke ka mbyllur pak minuta më parë orarin zyrtar të punës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku janë regjistruar radhë kilometrike.

Mësohet se ndonëse është mbyllur pika kufitare, automjetet vijojnë të kenë radhë të gjata.



Qytetarëve i duhet të qëndrojnë gjatë gjithë natës jashtë për të mbajtur radhën dhe për të pritur që të rifillojë edhe njëherë puna.

LEXO EDHE:  Shkrumbohet magazina në Elbasan/ Dëmi kap vlerën e mijëra eurove

LEXO EDHE:  Zjarr në Tiranë/ Përfshihet nga flakët magazina e një biznesi

Ndërkohë, raportohet se puna për kontrollin e qytetarëve që duan të kalojnë drejt Greqisë do të fillojë në orën 6 të mëngjesit të ditës së nesërme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Publikuar

-

Nga

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Kaosi i krijuar në pikat kufitare me Greqinë, ku mijëra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej ditësh, nuk ka gjetur edhe sot zgjidhje.

Më herët Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, u nisën drejt Kakavijës  por ajo cka është arritur deri më tani, është shtyrja me vetëm një orë e mbylljes së kufirit.



LEXO EDHE:  Rrezikohen disa banesa në Shkodër/ Shpërthejnë disa municione në repartin ushtarak

Sipas komunikimit të përgjegjësit të turnit të policisë, mësohet se ky i fundit u ka komunikoi qytetarëve se pala greke në orën 23.00 sipas orës greke do të mbyllë kufirin për ta rihapur në orën 6.00 të mëngjesit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE