LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shpërthen" Altin Goxhaj/PD-së i kanë mbetur vetëm krimbat dhe vemjet!

27 Gusht 2017, 19:54, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj ka sulmuar ashpër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ka komentuar zhvillimin e fundit politik, prezantimin e qeverisë së re.

Në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan me ironi se edhe sikur roja i parkingut të PD të kishte qenë në krye të kësaj partie, Rama s’do i kishte marrë kurrë mbi 70 vota.

Më tej, ai shton se Rama nuk ka asnjë shkak të ndajë qeverinë me një parti të vdekur, të vrarë më 22 korrik.

“Edhe sikur roja i parkingut të PD të kish qenë në krye të PDsë këto 4 vjet jo vetëm që Rama s’do i kish bërë kurrë mbi 70 vota (për të bërë ç’ti donte trapi me Qeverinë) por PS ish rrëzuar me siguri të plotë!
Në fakt Rama nuk i priste kurrë 74 vota (siç është shprehur pranë njerëzve të tij) sps nuk e kishin parashikuar as ai dhe as Luli se populli e dalloi me erë marëveshjen e tyre të ndyrë e cila ishte shumë më e vjetër se 17 Maji dhe i bojkotoi!
Tani Rama ka 74 vota dhe nuk ka asnjë shkak të ndajë Qeverinë me një Parti të vdekur (të vrarë) në 22 Korrik që i kanë mbet veç luldhimsat që si krimbat dhe vemjet po ushqehen me ç’ka mbet nga trupi i PDsë në dekompozim!
Por LULDHIMSAT janë të paparë ? Kanë surrat dhe flasin edhe sot për ne dhe prapë justifikojnë Lulin e Soros? Fajin sipas tyre e kemi ne AntiSoros ? Ju kam thënë që tani më shumë do e mbrojnë Sorosin luldhimsat se sa rilindhistat ? Këta s’ka psikiatër ti marrë në dorë”, shkruan Goxhaj./CityNews

Lajmet e fundit nga