LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria e re/Reagon ashpër Basha: Thellim i së keqes, s'do jetë kurrë për popullin

27 Gusht 2017, 12:30, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për qeverinë e re të prezantuar pak më parë nga kryeministri Edi Rama.

Në rrjetet sociale, Basha shkruan se qeveria e re nuk kishte asgjë të re, por ishte vazhdim dhe thellim i së keqes.

Sipas tij, kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Më tej, ai shton se pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin.

“Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes. Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin.
Kjo është qeveria e konsolidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste. Tridhjetë vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre nga Edi Rama tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Bushati e Qato e qindra të tjerë në poste kyçe qeverisëse.
Kjo është qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish. Kush mendoi se ?takimet me popullin” dhe ballafaqimi me hallet e rënduara të njerëzve e bënë Edi Ramën të reflektojë, sot kuptoi që kjo qeveri nuk do jetë kurrë qeveria e popullit dhe nuk do punojë kurrë për popullin.
Opozita ka detyrën dhe përgjegjësinë që bashkë me qytetarët të mos lejojë të shkojë deri në fund ky projekt i zi për vendin tonë”, shkruan Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga