LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS ndan postet/ Sa komisione i lë opozitës në Kuvend

27 Gusht 2017, 10:36, Aktualitet CNA

Asambleja e Partisë Socialiste, e mbledhur sot për prezantimin e qeverisë së re, ka zbuluar edhe rolin e opozitës në Kuvend. Nënkryetari i PS, Taulant Balla, bëri publike ndarjen e posteve në Kuvend për mazhorancën dhe opozitën.

Sipas Ballës, PS do t?i rekomandojë Kuvendit: kryetari i kuvendit do propozohet nga PS, zv.kryetari i Kuvendit nga PS dhe një nga opozita.

?Një ndryshim të madh do të ketë në mënyrën e drejtimit të Kuvendit të ri. PS do të rekomandojë Kuvendit; Kryetari i Kuvendit duhet të propozohet nga PS, zv kryetari nga PS, byroja nga 9 anëtarë, kryetari nga PS dhe një zv/ kryetar nga PS dhe një nga PD. Kryetarët e komisioneve parlamentare 5 pozita dhe 3 opozita. Komisionet për Median, Shëndetësisë dhe Integrimin do të propozojmë që t?i drejtojë opozita?, deklaroi Balla./CityNews

Byroja e Kuvendit: Kryetari nga PS, një nënkryetar nga PS dhe një nga opozita
Konferenca e kryetarëve: 5 Pozita dhe 3 opozita
Këshilli i Rregullores: 5 me 5
Këshilli për Legjislacionin: 5 me 5
Komisionet për opozitën
Mediat
Shëndetësia
Integrimi

Lajmet e fundit nga