LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërron jetë njeriu i dashur i Erkand Qerimaj/ Humba terapinë e shpirtit tim

27 Gusht 2017, 14:32, Lifestyle CNA

Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj ditën e sotme ka humbur një njeri shumë të dashur për të.

Në një postim në rrjetet sociale ai i ka kushtuar fjalë shumë të ndjera gjyshit të tij, të cilin e kishe dashur shumë. Në shkrimin e tij ai shprehet se ka humbur terapinë e shpirtit dhe shokun e tij psikolog.

Statusi i plotë:

Me baben kalova dite te bukra si drita dhe momente te veshtira si dallge te furishme , ama Ai me qetesonte gjithmone , ishte frymezim pozitiv per mua , gjithmone me dha shprese e deshire per te ecur perpara ! Qe femij nuk mungoi asnjehere ne asnje seance stervitore, asnje gare nuk la pa pare e une trishtohem shume per ikjen e tij sepse nuk humba vetem figuren e lartesuar te babes qe ska njeri ta zevendesoje por humba shokun tim psikolog , humba terapine e shpirtit tim , nje tranjer qe me humor te embel me kritikonte ne gabimet e mia si stervitore ashtu edhe ne ato jetesore ! Bab je pjese e pandashme e gjithe sukseseve te mia qe jam i sigurte qe pa ty nuk do te arrija ! Do me mungoje shume urtesia , intelekti , keshillat, durimi e cdo virtyt i yti ! Nuk ka fjale falenderimi per ty bab, do te jem Pergjithmone Mirenjohes per gjithcka qe bere per mua …./CityNews

Lajmet e fundit nga