LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edison Ypi "shpërthen" ndaj Bashës/Flake në humnerë PD-në, me këta mu*ër Rama ...!

27 Gusht 2017, 14:20, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kabinetin e tij qeveritar. Menjëherë pas publikimit të emrave të rinj të ministrave në Asamblenë e PS, kanë ardhur dhe reagime të shumta në radhët e politikës.

Ministrat e Ramës u komentuan dhe nga radhët e opozitës, mes tyre dhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili shkruante se s?ka asgjë të re, thjesht vazhdim e thellim të së keqes.

Opinionisti Edison Ypi është treguar mjaft i ashpër ndaj kritikëve të qeverisë së re, teksa shkruan në rrjetet sociale se shtazët që gërryen kredebilitetin e Partisë Demokratike dhe e flakën në humnerë, po bëjnë sikur janë të revoltuar për qeverinë që shpalli Rama.

Sipas tij, me këta mu*ër përballë Edi Rmaa mund të kishte ngritur nga varri dhe të bënte ministra Qemal Stafën, Myslym Shyrin, Vojo Kushin etj.

Statusi i plotë:

Gomerët që mbahen për konservatorë, hajdutët, spiunat, mercenarët e shitur që po quajnë “çlirimtar” turkun që na mbajti pushtuar 500 vjet dhe “shpëtimtar” arabin që po do të na mbulojë femrat, tradhëtarët që po na bëjnë gazin e botës me hajvanllëqet prej shejtanbudallenjsh për afrim me Lindjen dhe jo me Perëndimin të cilit i përkasim, anatemuesit halucinantë të individëve më të shquar dhe më të merituar të rracës tonë, shtazët që gërryen kredibilitetin e Partisë Demokratike dhe e flakën në humnerë, palaçot që çuan dëm investimin kolosal të Doktorit, të pabesët që i kanë zënë rrugën brezit të konservatorëve të rinj seriozë dhe patriotë, minjtë e vrimave që s’mendojnë për asgjë tjetër përpos si e si të sigurojnë ndonjë përfitim fshehtas nga pushteti që gjoja e sulmojnë dhe të rregullojnë gratë nëpër punëra – këta kërrma, këta hiena, këta çakaj, po bëjnë sikur janë të revoltuar për qeverinë që sapo shpalli Edi Rama. Thua se Edi Rama do bënte qeveri jo si i duhet atij por si e duan këta spurdhjakë. Me këta mutër përballë Edi Rama pa i lëvizur qerpiku mund të kishte ngritur nga varri dhe të bënte ministra Qemal Stafën, Myslym Shyrin, Vojo Kushin, madje edhe Koçi Xoxen dhe Mehmet Shehun. Injorantë të pandreqshëm, shpellarë të pakurueshëm, bërllogje të pariciklueshme, shporruni./CityNews

Lajmet e fundit nga