LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Autobusi i mbushur me pasagjerë përfshihet nga flakët/ Disa persona të lënduar

26 Gusht 2017, 11:31, Aktualitet CNA

Një autobus me targa kosovare është përfshirë pak minuta më parë nga flakët në aksin rrugor Rrëshen-Milot.

Mësohet se autobusi ishte nisur nga Prizreni drejt Shkodrës për të transportuar disa pasagjerë dhe në ecje ka marrë flakë.

Gjithashtu bëhet me dije se disa persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë një defekt teknik.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ambulance dhe shërbimi zjarrfikës./CityNews

Lajmet e fundit nga